Kërko

Vatican News
2020.09.20 Angelus 2020.09.20 Angelus  (Vatican Media)

Papa: "Kthimi është hir i Zotit që duhet të kërkojmë gjithmonë"

"Tё kujtojmë durimin e Zotit, është i mrekullueshëm", tha Papa Françesku gjatë lutjes mariane tё Engjëllit Tёnzot, kremtuar sot nё mesditë nё Sheshin e Shёn Pjetrit nё Vatikan.

R.SH. - Vatikan

"Bindja nuk është të thuash po ose jo, por tё veprosh, tё kultivosh  vreshtin, tё punosh pёr realizimin e Mbretërisë sё Hyjit. Me këtë shembull të thjeshtë, Jezusi do që të kapërcehet feja kuptuar vetëm si një praktikë e jashtme dhe e zakonshme, që nuk e prek jetën dhe nuk ndikon nё qëndrimet e vendimet e njerëzve". Ky thelbi i porosisë qё Papa Françesku ua drejtoi nga dritarja e Pallatit Apostolik besimtarëve tё pranishëm nё sheshin e Shёn Pjetrit nё Vatikan me rastin lutjes sё  Engjëllit Tёnzot, duke përshkuar shёmbёlltyrёn e dy djemve tё Ungjillin tё sotëm.

 “Përfaqësuesit dhe mbështetësit e kësaj feje  sipërfaqësore, "fasadё", sa “pёr sy e faqe”, që Jezusi e kundërshton, janë "kryepriftërinjtë dhe kryetarët e popullit" (rr. 28), të cilët, sipas qortimit të Jezusit Zot, në Mbretërinë e Hyjit do të kalohen e paraprihen nga mbledhësit e taksave dhe prostitutat (krh rr. 31). Ky pohim nuk duhet tё na nxis të mendojmë se bёjnё mirё ata që nuk i ndjekin dhe nuk i zbatojnё Urdhërimet e Zotit e moralin, dhe thonë: "Edhe ashtu, ata që shkojnë në Kishë janё mё tё këqij se ne!». Ky nuk ёshtё mёsimi i  Jezusit. Jezusi nuk i përmend e nuk i parqet mbledhësit e taksave dhe prostitutat si shembuj të jetës, por si "persona të privilegjuar të Hirit – tё Mëshirës, dua tё nënvizoj kёtё fjalё ‘hir’, sepse konvertimi ёshtё hir që Zoti ia ofron kujtdo që kthehet tek Ai. E vërtet, këta njerëz, duke dëgjuar predikimin e Jezusin, janё penduar dhe kanё ndryshuan jetёn e tyre”, tha Papa para lutjes mariane tё Engjёllit Tёnzot.

 “Zoti, me të vërtetë, është i durueshëm me ne: nuk lodhet, nuk heq dorë pasi i themi “jo” , na le tё lirë madje edhe pёr tё largohemi nga Ai e tё gabojmë. Ta kujtojmë durimin e Zotit, ёshtё diçka e mrekullueshme”, nënvizoi Ati i Shenjtё duke iu referuar djalit tё parё qё i thotё ‘jo’ tё atit e pastaj konvertohet nё ‘po’. Kush kthehet në kёtё udhё, kush bёn kёto zgjedhje e merr vendime, pasi ka përjetuar mëkatin, do tё gjejë vendet e para në Mbretërinë e qiejve – kujtoi Papa Françesku - aty ku ka më shumë gёzim e kënaqësi për njё mëkatar qё pendohet e kthehet se pёr tё nëntëdhjetenëntë të drejtё, qё s’kanё nevojё tё kthehen”(Lk15,7).

Papa Françesku vazhdoi: “E kthimi, ndryshimi i zemrёs është një proces i pastrimit nga shtresat morale; për këtë arsye nuk është kurrё pa dhimbje. Rruga e konvertimit kalon gjithmonë përmjet kryqit. Nuk ka shenjtëri pa sakrificë dhe pa luftim shpirtëror. Konvertimi ёshtё hir i Zotit qё duhet tё kërkojmë gjithmonë. Jeta krishterë, e cila nuk përbëhet nga ëndrrat apo aspiratat e bukura, por nga angazhimet konkrete, që na orientojnë e nxisin edhe më shumë ndaj vullnetit tё Zotit dhe ndaj dashurisë pёr vëllezërit e motrat tona.

27 shtator 2020, 13:44