2020.03.27 Preghiera in Piazza San Pietro con Benedizione Urbi et Orbi 2020.03.27 Preghiera in Piazza San Pietro con Benedizione Urbi et Orbi 

Papa: O Zot, dhurona fuqinё e dashurisё

Papa: “Zot i plotfuqishëm, qё je i pranishëm në gjithë universin e në krijesat e tua më të vogla, na mbush me fuqinë e dashurisë tënde që të kujdesemi për jetën dhe pёr bukurinë. #KohaeKrijmit”.

R.SH. - Vatikana

“Zot i plotfuqishëm, qё je i pranishëm në gjithë universin e në krijesat e tua më të vogla, na mbush me fuqinë e dashurisë tënde që të kujdesemi për jetën dhe pёr bukurinë. #KohaeKrijmit”. Kёshtu shkruan Papa Françesku nё njё tweet, sot 28shtator 2020, botuar nё faqen e internetit @Pontifex.

Ta bëjmë të njohur bukurinë e dashurisë sё Zotit

Në gjithë universin, ashtu si në lutje, mund ta ndjejmë prezencën e Zotit pranë nesh. Përdëllimi dhe ëmbëlsia e vështrimit të Tij na ngushëllon, forca e fjalës së Tij na mbështet, duke na dhënë shpresë. Prandaj, Papa na fton ta dëshmojnë, me kujdesin pёr jetёn dhe krijimin, dashurinë e Zotit. Dhuratat që kemi  marrë prej Zotit janë një përgjegjësi e njё mision për secilin prej nesh. T’i shërbejmë krijimit e t’i mbrojmë  "oazat e bukurisë" në qytetet  dhe fshatrat tona që janë, tepër shpesh e tepёr shumё, të çimentuara,  tё dëmtuara dhe të pa shpirt. Jemi thirrur për ta bërë të njohur begatinë e bukurisë.

Ka interesa ekonomike, që shfrytëzojnë të mirën e përbashkët

Shumë institucione impenjohen t’i shërbejnë jetës, por ka edhe shumë struktura, që shqetësohen vetëm për interesin e tyre ekonomik, denoncoi Ati i Shenjtë nё takim pjesëmarrësit e Asamblesë së përgjithshme të Akademisë Papnore për Jetën, mё mё mars 2016. Në kohën tonë, disa orientime kulturore nuk e njohin më gjurmën e urtisë hyjnore në realitetet e krijuara e madje, as tek njeriu: “Natyra njerëzore reduktohet kështu në nivelin e materies së thjeshtë, të plazmueshme sipas çfarëdolloj plani. Në të vërtetë, humaniteti ynë është unik dhe shumë i çmuar në sytë e Zotit! Prandaj, natyra e parë për t’u ruajtur, që të sjellë fryte, është vetë humaniteti ynë. Duhet ta ushqejmë me ajrin e pastër të lirisë e me ujin gjallërues të së vërtetës, ta mbrojmë nga helmet e egoizmit dhe të gënjeshtrës”. Papa Françesku nënvizoi urgjencën e pranimit dhe të kujdesit për jetën e njeriut, sipas dinjitetit, që i takon në çdo rrethanë.

28 shtator 2020, 19:03