Kërko

2019.12.24 Mons Angelo Massafra, arcivescovo di Scutari – Albania (redazione albanese) 2019.12.24 Mons Angelo Massafra, arcivescovo di Scutari – Albania (redazione albanese) 

Imzot Massafra: Kisha katolike në Shqipëri nё mbrojtje tё Krijimit

Imzot Angelo Massafra: Kisha katolike në Shqipëri, në përkim me Kishën në mbarë botën, ia kushton muajin shtator, qё sapo filluam, lutjes për sensibilizimin mbi problematikat e rënda mjedisore. “Tё jetojmё nё kёtё botё urtisht dhe pёrshpirtёrisht, sikur na porosit Shёn Pali”.

R.SH. - Vatikan

Kisha katolike në Shqipëri, në përkim me Kishën në mbarë botën, ia kushton muajin shtator, qё sapo filluam, lutjes për sensibilizimin mbi problematikat e rënda mjedisore“Tё jetojmё nё kёtё botё urtisht dhe pёrshpirtёrisht, sikur na porosit Shёn Pali”. Kjo, pra, motoja pёr Ditёn e sotme tё lutjes kushtuar mbrojtjes sё Krijimit, qё ka Kisha katolike nё Shqipёri, pёr tё sensibilizuar e nxitur tё gjithё nё kёtё përgjegjësi.

Në mënyrë të veçantë në këtë vit i cili pёrkon me 5-vjetorin e Enciklikës së Papa Françeskut "Ti qofsh lëvduar", muaji shtator në Arqipeshkvinë Shkodër-Pult ka fillon me një kremtim solemn në Kishën Katedrale të Shkodrës, udhëhequr nga Arqipeshkvi, imzot Angelo Massafra, në ora 18.00, që mund të ndiqet direkt edhe nëpërmjet mediave sociale të  Arqipeshkvisë,  YouTube dhe Facebook "Ngjarjet Kisha Katolike Shkodër-Pult".

Muaji kushtuar lutjes pёr Shtёpinё tonё tё pёrbashkёt, Tokёn, që do të mbyllet me 4 tetor, ditёn festës sё shën Françeskut të Asizit, ka nё program iniciativa, në çdo famulli kishtare, që do të bëhen të njohura në rrjetet sociale respektive dhe në faqen e internetit të Arqipeshkvisë: http://www.kishakatolikeshkoder.com, nga e cila mund të shkarkohen tё dhёna dhe materiale tё nevojshme për këtë qellim. Po tё dёgjojmё mesazhin qё kryeipeshkvi i Shkodrёs Imzot Angelo Massfara i dërgoi redaksisë shqipe tё Radio Vatikanit....

Tё dёgjojmё mesazhin qё kryeipeshkvi i Shkodrёs Imzot Angelo Massfara i dërgoi redaksisë shqipe tё Radio Vatikanit.
01 shtator 2020, 12:18