Kërko

Vatican News
2020.02.17 Cardinale Jean-Claude Hollerich, arcivescovo Lussemburgo 2020.02.17 Cardinale Jean-Claude Hollerich, arcivescovo Lussemburgo  (Archeveche de Luxembourg / SCP)

Marrëveshjet Uk-Ue pas Brexit: thirrje e kardinalit Hollerich

Marrëveshja e Bashkimit evropian(Ue) me Mbretërinë e bashkuar (Uk) pas Brexit: thirrje e kardinalit Hollerich(Comece) drejtuar poltikanëve, për vëllazërim

R. SH. - Vatikan

“Ka shumë rëndësi që vëllazërimi ndërmjet qytetarëve të Mbretërisë së bashkuar (Uk) dhe qytetarëve  të Bashkimit evropian të jetë më i fortë  se gjithçka tjetër, që mund të na ndajë në këndvështrimin politik. Dëshiroj t’u bëj thirrje politikanëve të veprojnë në mënyrë që ky vëllazërim  të mbetet edhe në të ardhmen”.

Ky, urimi i ipeshkvijve evropianë drejtuar liderëve politikë në këto ditë të vështira bisedimesh ndërmjet qeverisë britanike dhe Bashkimit evropian për marrëveshjet tregtare të pas-Brexit. Kardinali Jean-Claude Hollerich, kryetar i Komisionit të episkopateve të Bashkimit evropian (Comece)  dhe të Evropës,  javën e kaluar foli për këtë me Papën Françesku.

“Besoj se për Atin e Shenjtë - pohoi Hollerich në një intervistë dhënë Sir - Evropa është garancia e fundit e një pluraliteti interesash dhe marrëdhëniesh, që mund të garantojë pakëz paqe  e drejtësi. Nuk dua të them se e gjithë kjo që bën Bashkimi evropian është e mirë. Por them  se pa Bashkimin evropian do të ishte edhe më keq,  e jo vetëm për Evropën, por edhe, e sidomos, për pjesën tjetër të botës. Ta përfytyrojmë për një çast botën pa Bashkimin evropian: do të mungonte një pikë drejtpeshimi ndërmjet fuqive të mëdha: Rusisë, Kinës e SHBA-ve. Bota ka nevojë për Bashkimin evropian. E unë mendoj se Papa e ka parasysh këtë. Ndaj është shumë i shqetësuar”.

14 shtator 2020, 14:56