Kërko

Imzot Simon Filipaj, pёrkthyesi parё i Biblёs integrale nё gjuhёn shqipe Imzot Simon Filipaj, pёrkthyesi parё i Biblёs integrale nё gjuhёn shqipe 

Kryedioqeza e Tivarit kujton Imzot Simon Filipaj, nё pёrvjetorin e vdekjes

Kisha katolike e kryedioqezёs sё Tivarit, Mali Zi, pёrkujtoi sot 2 shtator Imzot Simon Filipaj, pёrkthyesin e parё tё Biblёs integrale nё gjuhёn shqipe, nё pёrvjetorin e vdekjes.

R.SH. - Vatikan

Kisha katolike e kryedioqezёs sё  Tivarit, Mali Zi, pёrkujtoi sot, 2 shtator, Imzot Simon Filipaj, pёrkthyesin e parё tё Biblёs integrale nё gjuhёn shqipe, nё pёrvjetorin e vdekjes.

Po kujtojmë se, Bibla e plotë në gjuhën shqipe, e përkthyer nga dom Simon Filipaj, u botua për herë të parë në vitin 1994 nga shtëpia botuese ‘Drita’. Po këtë vit më datën 24 tetor dom Simon Filipaj ia dhuroi një kopie të Biblës në gjuhën shqipe Papës Shën Gjon Palit II në Vatikan. Siç dihet përkthimi dhe botimi i Biblës për çdo gjuhë, kohë e hapësirë është ngjarje e dorës së parë, së pari kuptohet fetare, por hiq më pak edhe kulturore, për shqiptarët, mendojmë, edhe me rëndësi e domethënie historike.

Po mbi personalitetin dhe veprёn e Mons Simon Filipaj, i cili me përkthimin e Biblës sё plotë në gjuhën shqipe, i dha njё kontribut tё jetet tё veçantë Kishёs katolike nё trevat shqiptare, kulturёs e gjuhёs shqipe, nga Ulqini flet nipi tij meshtar, dom Simpn Filipaj junior, i cili mes tjerash thotё se “Imzot Filipaj ka nxjerrë në dritë një punë ciklopike në kushte shumë më të vështira, prandaj, ai duhet të shërbejë si shembull dhe frymëzim për ne, brezat e ri të klerit katolik”, nga Ulqini ta dёgjojmё dёshminё e nipit tё Mons Simon Filipaj, dom Simpn Filipajt...

Nga Ulqini flet nipi Monsinjor Simon Filipajt, dom Simon Filipaj

Sot Kisha Katolike në Mal të Zi, respektivisht Kryedioqeza e Tivarit përkujton kalimin në amshim të Imzot Simon Filipaj, përkthyesit të parë të Biblës Integrale në gjuhën shqipe.

Kush ishte Imzot Filipaj? Ai vinte nga një familje modeste e një fshati të Anës së Malit, të quajtur Kllezen. Shkollimi i tij ka filluar në disa fshatra përreth vendlindjes, ka vazhduar në Seminarin Papnorë të Shkodrës dhe ka përfunduar në fakultetin Teologjik në Zagreb. Imzot Filipaj, edhepse i shkolluar në kushte të vështira, ia ka arritë qëllimit që të jetë njëri ndër personat e parë që ka kryer studimet e larta në krejt zonën e Anës së Malit jo për të ngritur veten, por për të ndezur dritën e dijës në këtë zonë, e cila për shekuj të tërë ka qenë në errësirë të dijes dhe kulturës për arsye të njohura historike.

Imzot Filipaj duke parë si mungesë jetike nga ana shpirtërore, fetare dhe kulturore mospasjen të përkthyer në gjuhën shqipe të Biblës, nën frymëzimin hyjnor dhe dashurinë ndaj kombit ka vendosur që t’i hyjë punës kolosale të përkthimit.

Ne si Kishë vendore e ndjejmë mungesën e tij. Jetojmë në një kohë kur flitet shumë dhe punohet pak. Kisha jonë, kurrë më shumë se tash, ka nevojë për bashkim dhe bashkëpunim këndej dhe andej kufinit, midis Kishave dioqezane të ndryshme për sa i përket unifikimit të botimeve më urgjente. Është e papranueshme që pas tridhjetë viteve lirie të fjalës dhe ndërgjegjes ende nuk e kemi të botuar Katekizmin e Kishës Katolike.

Imzot Filipaj ka nxjerrë në dritë një punë ciklopike në kushte shumë më të vështira, ai duhet të shërbejë si shembull dhe frymëzim për ne, brezat e ri të klerit katolik, faleminderit Zotit nuk jemi pak dhe pa energji. Aq më shumë kur e shohim se populli ynë ka nevojë shumë për barinjë shpirtëror dhe për literatur shpirtërore, sepse janë duke e eksperimentuar se materializmi të lë bosh dhe pa shpresë. Sot, sfida është që të bashkëpunojnë dhe t’i bashkojmë energjitë, sepse vetëm bashkimi bën fuqinë dhe të jemi predikatarë të ungjillit dhe të vlerave ungjillore.

Ulqin, 2 shtator 2020, dom Simon Filipaj

02 shtator 2020, 16:09