Kërko

Festa Shёn Nёnё Terezёs nё Trsat tё Kroacisё

Festa liturgjike e Shenjtes shqiptare Nënё Terezë u kremtua, tё premten e kaluar mё 4 shtator, solemnisht dhe me devocion nё Shenjtëroren e Zojёs sё Bekuar nё Trsat, ku u ngrit dhe u bekua 2 vjet më parë një shtatore.

R.SH. - Vatikan

Kroacia ruan me Nënё Terezën njё lidhje tё veçantë qё nё kohën kur, si vajzë 18 vjeçare mё 1928, filloi udhën e jetës sё saj rregulltare, duke kaluar nёpёr Kroaci, drejt Motrave tё Loretos nё Irlandë, e pastaj gjatё misionit tё saj nёpёr botё e deri nё ditët tona.

Kёshtu, festa liturgjike e Shenjtes shqiptare Nënё Terezë u kremtua, tё premten e kaluar mё 4 shtator, solemnisht dhe me devocion nё Shenjtëroren e Zojёs sё Bekuar nё Trsat, ku pati shtegtuar edhe Ganxhe Bojaxhiu, e ku  2 vjet më parë u ngrit dhe u bekua një shtatore e Shenjtes shqiptare.  Meshën solemne e kryesoi don Rikard Lekaj. Shembulli i saj – u tha mes tjerash gjatё kremtimit - të ndihmojë për ta çuar gjithnjë më shumë Krishtin në qendër të jetës e ‘për ta jetuar bujarisht Ungjillin e Tij tё dashurisё, përmes ushtrimit të vazhdueshëm të veprave të mëshirës, për të qenë ndërtues të një ardhmërie më të mirë, të ndriçuar nga drita e së Vërtetës. Po mё hollësisht nga Zagrebi na njofton Motër Olga Dulaj....

Nga Zagrebi na njofton Motër Olga Dulaj

FESTA E NËNË TEREZËS NË TRSAT

Si edhe në mbarë Kishën Katolike, poashtu edhe në Kroaci, festa e Shën Terezes së Kalkutës, u kremtua në devocion të dinjitetshëm. Qё nga kanonizimi i saj, nderimi për Shejtneshën e të varfërve – Nёnё Terezёn bëhet edhe në ditën e përkujtimit liturgjik. Në këtë kontekst, në shenjtëroren e Zojës së Bekuar në Trsat, me iniciativën dhe kontributin e vet shqiptarëve, organizuar nga Misioni katolik Shqiptar, pastaj Znja Ermina Lekaj Perlaskaj e në bashkëpunim me Arqipeshkvinë e Rijekës dhe Kuvendit françeskan në Trsat. Me kremtimin e Meshës solemne e pershpirtri u ngrit dhe u bekua 2 vjet më parë një shtatore e Shejtneshës së mbarë botës, aty pranë shtatorës së Papa Shën Gjon Palit II.  Edhe sivjet, të premten, 4 Shtator u kremtua Mesha në bazilikë ne Trsat, drejtuar nga don Rikard Lekaj, prift i Dioqezës së Poreçit dhe Pulës, në bashkëmeshim me misionarin në Kroaci, don Kristë Gjergjin dhe guardianin e kuvendit françeskan ne kete shejtnore, fra Krunoslav Kocijan.

Me këtë rast, Meshës i parapriu programi i veçantë para statujës së Nënë Terezës vendosur prane kesaj bazilike, ku moren pjese Franceskanet, perfaqesuesit e Bashkësisë së shqiptarëve të Rijekës, e besimtarë të shumtë na viset e tjera te Kroacise. Gjithashtu në emër të Kryetarit të Parlamentit Kroat, me fjalën e rastit të pranishmëve iu drejtua deputetja znja Ermina Lekaj Përlaskaj.

Ndërkaq, në homilinë frymëzuese, gjatë Meshës don Rikardi kujtoi se në Shejtnoren e Nënës së Zotit, në Trsat, kishte shtegtuar  Nëna Tereze, Shën Gjon Pali II., pastaj i lumi Alojzije Stepinac si dhe i lumi Miroslav Bulesic. Per Nënen Tereze qenësorja në jetën e saj ishte: kumtimi i Lajmit të Gëzueshëm e që është vet Jezu Krishti. Në vazhdim ai theksoi se sëmundja më e rënda e shekullit tonë nuk është korona virusi, por kur njeriu është i braktisur dhe kur vdes i vetëm. Nënë Tereza ka pasur zemër të hapur për vepra të mëdha ngaqë Krishtin e ka bartur me vete, tha në vazhdim predikuesi. Kjo shenjtëreshë, në secilin njeri e ka parë fytyrën e Krishtit. Pa Krishtin të cilin e ka bartur në zemër ajo sot nuk do të ishte shenjtëreshë dhe shembull, në kohën kur mbretëron individualizmi dhe kur distancohemi nga njëri-tjetri. Në fund, ai kujtoi meritat e Nënë Terezës se ne kemi shtetin e Kosovës, për të cilin, ajo si ambasadore e popullit shqiptar, u angazhua me shume zell e dashuri.

Pas Meshës, besimtarët patën rastin të shprehin devocionin e tyre edhe përmes relikteve të Nënë Terezës: një pikë gjaku - ose siç përfundoi don Rikard Lekaj - një pikë dashurie që na fton të jemi misionarë të dashurisë. Përkujtimi i Nënë Terezës dhe nderimi ndaj saj, vazhdoi edhe të dielën, me 06. Shtator në Koprivnicë, me kremtimin e Meshës shejte, drejtuar nga don Kristë Gjergji, misionar në Kroaci. Bëftë Zoti që përshpirtëria dhe nderimi ndaj Shën Nënë Terezës të na frymëzojë në ndjekjen e gjurmëve të saj në jetën tonë personale, familjare dhe në përgjithësi si Kishë, shoqeri e kudo.

09 shtator 2020, 10:43