2019.09.30 San Girolamo -o Gerolamo- Sacerdote e dottore della Chiesa 2019.09.30 San Girolamo -o Gerolamo- Sacerdote e dottore della Chiesa 

Kremtimi i festёs së Shёn Jeronimit nё Kishёn dioqezane Prizren-Prishtinё

Sivjet bie Jubileu i 1600-vjetorit të kalimit në amshim të Shën Jeronimit, e kёtё përvjetor do e shёnojё nё mënyrë tё veçantë Kisha dioqezane Prizren-Prishtinë, siç pohon nё mikrofonin e redaksisë shqipe tё Radio Vatikanit – Vatican News, ipeshkvi imzot Dodё Gjergji, duke nёnvizuar lidhjen e krishterimit tek Ilirёt me Kishёn Universale.

R. SH. - Vatikan

Nesёr mё 30 shtator kalendari kishtar përkujton Shën Jeronimin, meshtar e doktor i Kishës. Një nga figurat më të shquara të Kishës katolike gjatë shekujve të parë mbas ediktit kostandinian, Shën Jeronimi qe polemist i mprehtë, skripturist i thellë dhe punëtor i palodhshëm.

Shën Jeronimi ia kushtoi tërë jetën studimit të Biblës aq, sa Papa Benedikti XV, e shpalli “dijetar të Kishës në interpretimin e Shkrimeve të Shenjta.

Jeronimi nënvizonte gëzimin dhe rëndësinë që buron nga familjarizimi me tekstet biblike: “Thua s’të duket se banon në mbretërinë e qiejve që këtu në tokë, kur jeton ndërmjet këtyre teksteve, kur i mediton, kur nuk njeh e nuk kërkon asgjë tjetër, veç tyre?” (Ep. 53, 10).

Në të vërtetë, dialogu me Hyjin, me fjalën e Tij, në një farë mënyre do të thotë prani e Qiellit, dmth prani e Hyjit. Të lidhesh ngushtë me tekstet biblike, sidomos me Besëlidhjen e Re, ka rëndësi themelore për besimtarin, sepse “të mos njohësh Shkrimin Shenjt, do të thotë të mos njohësh Krishtin”.

Sivjet bie Jubileu i 1600-vjetorit të kalimit në amshim të Shën Jeronimit, e kёtё përvjetor do e shёnojё nё mënyrë tё veçantë Kisha dioqezane Prizren-Prishtinë, siç pohon nё mikrofonin e redaksisë shqipe tё Radio Vatikanit – Vatican News, ipeshkvi imzot Dodё Gjergji, duke nёnvizuar lidhjen e krishterimit tek Ilirёt me Kishёn Universale, ta dëgjojmë

Nё mikrofonin e redaksisë shqipe tё Radio Vatikanit – Vatican News, ipeshkvi imzot Dodё Gjergji
29 shtator 2020, 09:30