Kërko

Kisha Sapёs: Nënë Tereza, me shtat imcak e fe të fortë

Dioqeza e Sapës kremtoi festёn e Shenjtëreshës shqiptare, Nënës së dashurisë, Shën Terezёs, mё 5 shtator, në Vau-Dejёs. Nё predikim imzot Kulli theksoi “Nënë Tereza, me shtat imcak por me fe të fortë, u ngarkua me misionin e shpalljes së dashurisë së Zotit për më të varfrit e të varfërve. Pas meshës, ipeshkvi me meshtarë e besimtarë iu drejtua Nënë Terezes, para Katedrales, dhe iu luten kësaj Nëne të dashur duke ia porositur njetet dhe nevojat e secilit nëpërmjet ndërmjetësisë së saj pranë Atit tonë Qiellor.

R.SH. - Vatikan

Dioqeza e Sapës kremtoi festёn e Shenjtëreshës shqiptare, mё 5 shtator 2020, në Katedralen e parë në botë, nё Vau-Dejёs, që i kushtohet Nënës së të varfërve, Nënës së dashurisë, Shën Terezёs Ganxhe Bojaxhiu. Nё predikimin e Meshёs solemne ipeshkvi i vendit imzot Simon Kulli mes tjerash theksoi “Nënë Tereza e Kalkutës, me shtat imcak por me fe të fortë, u ngarkua me misionin e shpalljes së dashurisë së etur të Hyjit për njerëzimin, veçanërisht për më të varfrit e të varfërve. "Hyji ende e do botën dhe ju dërgon ju dhe mua të jemi  dashuria dhe dhembshuria e tij për të varfrit". Mё hollёsisht nga Vau-Dejёs tё ndjekim shёrbimin e Violeta Marashit..

Mё hollёsisht nga Vau-Dejёs tё ndjekim shёrbimin e Violeta Marashit..

KREMTIMI I FESTËS SË SHËN TEREZES SË KALKUTËS

Festa e Shenjtëreshës Shqiptare, 5 shtator 2020, Nënë Terezes është përkujtuar edhe në Dioqezën e Sapës, në Katedralen e parë në botë që i kushtohet Nënës së të varfërve, Nënës së dashurisë, Shën Terezes.

Ndryshe nga vitet e tjera, kjo festë është kremtuar jo zi zakonisht për shkak të situatës së Pandemisë Botërore të Coronavirusit. Kulmi i këtij kremtimi ishte Mesha e Shenjtë, e  udhëhequr nga Ipeshkvi i vendit Imzot Simon Kulli, në bashkëkremtim me meshtarët e tij, në prani  të një numri të vogël të besimtarëve. Ajo çka u vu re ishte mungesa e miqve të Nënë Terezes, Personat me Aftësi Ndryshe dhe të varfërti, të cilët gjithmonë me praninë dhe me lutjet e tyre rrethonin elterin e Katedrales duke ia paraqitë Zotit vuajtjet e tyre të trupit, e duke i kërkuar ndërmjetësinë e Shën Terezes.

Nënë Tereza e Kalkutës, me shtat imcak por me fe të fortë, u ngarkua me misionin e shpalljes së dashurisë së etur të Hyjit për njerëzimin, veçanërisht për më të varfrit e të varfërve. "Hyji ende e do botën dhe ju dërgon ju dhe mua të jemi  dashuria dhe dhembshuria e tij për të varfrit". Ajo ishte e mbushur me dritën e Krishtit, në zjarrin e dashurisë për Të dhe e ndezur nga një dëshirë: "Për të shuar etjen e tij për dashuri dhe për shpirtra". Me këto fjalë e nisi predikimin e rastit ipeshkvi i vendit, Imzot Kulli, i cili duke e lartësuar figurën e kësaj Nëne të dashur, vijoi më tej duke thënë se  Nënë Tereza la testamentin e një besimi të patundshëm, të një shprese të pamposhtur dhe të një dashurie të jashtëzakonshme. Përgjigja e saj ndaj kërkesës së Jezusit, "Eja dhe ji drita ime", e bëri Misionare të Dashurisë, "nënë të të varfërve", simbol të dhembshurisë për botën dhe dëshmitare të gjallë të dashurisë së etur të Hyjit. Nëna e Dritës na grish të jemi brenda saj, asaj drite dhe dashurie që na është dhuruar, që të mundemi secili të jemi një pikë në oqeanin e mjerimit.

Menjëherë pas meshës, Ipeshkvi së bashku me meshtarët dhe të gjithë besimtarët u drejtuan drejt shtatores së Nënë Terezes që qëndron në sheshin para Katedrales, dhe iu luten kësaj Nëne të dashur duke ia porositur njetet dhe nevojat e secilit nëpërmjet ndërmjetësisë së saj pranë Atit tonë Qiellor.

Violeta Marashi  

07 shtator 2020, 14:51