Kërko

Vatican News
Kisha dioqezane e Prizren-Prishtinë, mё 5 shtator, kremtoi solemnisht, festёn liturgjike tё Shenjtës Nёnё Terezё Kisha dioqezane e Prizren-Prishtinë, mё 5 shtator, kremtoi solemnisht, festёn liturgjike tё Shenjtës Nёnё Terezё 

Kisha nё Kosovë: Shёn Nënё Tereza shembull frymëzimi pёr ne sot

Kisha Prizren-Prishtinë, mё 5 shtator, kremtoi, me pjesëmarrja tё Motrave Misionare tё Dashurisё, festёn e Shenjtës Nёnё Terezё. Ipeshkvi imzot Dodё Gjergji kujtoi se “Nёnё Tereza diti tё mishëronte dashurinë e Zotit nё realitetin e jetës njerëzore, posaçërisht nё shërbimin e pakursyer ndaj njerëzve mё tё varfër” e përshëndeti edhe marrëveshjen e 4 shtatorit qe u arrit nё Uashington, duke pohuar se “u bё një kapërcim i humnerës midis Kosovës dhe Serbisë.

R.SH. - Vatikan

Kisha dioqezane e Prizren-Prishtinë, tё shtunën e kaluar mё 5 shtator, kremtoi solemnisht, me pjesëmarrja tё Motrave Misionare tё Dashurisё tё Nёnё Terezës, festёn liturgjike tё Shenjtës Nёnё Terezё, nё përkim me normat qё kërkon sot periudha e koronavirusit. Gjatё Meshёs, kremtuar nё Kishёn katedrale tё Prishtinë, ipeshkvi i vendit imzot Dodё Gjergji kujtoi se “Nёnё Tereza diti tё mishëronte e dërshmonte dashurinë e Zotit nё realitetin e jetës njerëzore, posaçërisht nё shёrbimin e pakursyer ndaj njerëzve mё tё varfër e tё nёpёrkёmbur”.

Ipeshkvi Kosovёs përshëndeti edhe marrëveshjen e 4 shtatorit 2020 qё u arrit nё Uashington, duke pohuar se “u bё një kapërcim i humnerës midis Kosovës e Serbisë, secili prej nesh duhet ti gëzohet çdo hapi qё bёhet drejt pajtimit e paqes, drejt mirëkuptimit mes popujve”. Po mё hollësisht nga Prishtina tё ndjekim shёrbimin e Rabie Ibrajt...

Nga Prishtina tё ndjekim shёrbimin e Rabie Ibrajt.

Bekimi i Papa Françeskut për popullin e Kosovës, nё festën e Shën Nene Terezës

Ndonëse ne rrethana te jashtëzakonshme, për shkak tё pandemisë globale dhe masave kundër Kovid 19, Festa e Shen Nene Terezes me 5 shtator, u kremtua ne Prishtine ne konkatedralen me emrin e saj me meshe solemne me prani te nje numri besimtaresh qe vinin spontanisht qe ta lusnin te Shenjtën e kombit dhe Nenen e botes se përvuajtur. Te pranishme, shume motra, rregulltare e rregulltare, e sidomos madhështinë e solemnitetit e ngriti pjesëmarrja e motrave te Nene Terezës dhe kori me kenget e bukura per kete rast te vecante. 

Kremtimin e kesaj Meshe shenjte e kremtoi imzot Dode Gjergji, ipeshkev i Dioqezës Prizren-Prishtinё, ne bashkemeshim me mons Lush Gjergjin dhe meshtarë te tjerë. 

 “Dhurata me e madhe qe kemi si dhuratё prej Zotit tonё Jezu Krishtit është dashuria e tij, ajo dashuri qё ndryshon gjithçka, ajo dashuri qe përkul çdo krenari njerëzore ose çdo fuqi te botes dhe e bën tё përvuajtur. Është një dashuri qe jep e nuk kërkon, është pra një dashuri e përkryer qe buron nga zemra e Zotit dhe është derdh e mbjell nё zemrat e secilit prej nesh. Dhe, Nene Tereza shquhet personi me i përkryer i jetës moderne te shekullit te kaluar, e cila diti ta jetësoj këtë dashuri nё realitetin e jetës njerëzore. Ajo diti qe ta bej te pashme e te dukshme jehonën e kësaj dashurie, veprën e saj te dashurisё nё gjithё botën’’ tha qё nё fillim imzot Dodё Gjergji.

Sipas ipeshkvit, Nene Tereza, sigurisht nuk e kishte ate qellim, por tha se, Zoti donte qe permes saj ta perconte dashurine e tij te te gjithe njerezit e botes. Dhe, asnje njeri ne kete bote qe ka zemer te shendosh e te paster nuk mund qe mos ta doj, qe mos ti lutet e mos ta falenderoj Zotin per kete dhurate qe i ka dhene botes dhe popullit tone.

‘’Shen Nene Terezen, dikush e mban si humanisten me te madhe te botes, dikush e nderon e respekton si njeriun me te shquar qe ka percuar dashurine ne zemrat e njerezve, dikush e respekton si njeriun me te thjeshte, e me te pervujtur ne sherbimin permes duarve te saj, qe ka dit te sheroj plaget e te gjitha formave e menyrave te njeriut modern, plagen e varferise, plagen e vetmise, plagen e mungeses se dashurise, plagen e perqarjes te dashurise, plagen e luftes, plagen e zemres se njeriut’’vleresoi  ipeshkvi duke theksuar se  ajo per ne eshte shenjtereshe qe me jeten e saj ka dit ti tejkaloj kufijt e cdo forme e menyre, prandaj dhe ka arrit te ngritet ne lartesine Qiellit, e cila vëzhgon popullin e vet dhe i lutet Zotit per gjithe neve dhe fukarate e vet, e cila thoshte se, shume flasin per te varferit, por pak flasin me ta.

Ipeshkvi me kete rast drejtoi lutje dhe foli edhe per situaten pandemike ne vend, dhe ate politike. Lidhur me marreveshjen qe u arrit ne Washington, ai tha se me 4 shtator u be nje kapercim i humneres midis Kosoves dhe Serbise, dhe qe secili prej nesh duhet ti gezohet cdo hapi qe behet drejt pajtimit e paqes, e drejt mirekuptimit mes vete dhe popujve, sepse shtoi ai, siq thoshte Nene Tereza, nuk kemi nevoje per luftera, por per dashuri e paqe.

Ne fund te meshes, ipeshkvi imzot Dode Gjergji para se ta jepte bekimin e kesaj feste, rikujtoi takimin e tij privat javen e kaluar me Papa Franceskun ku eshte biseduar per popullin dhe kishen ne Kosove. Ai perfundoi Meshen shenjte duke thene se Papa me ka lutur qe sot ne Festen e Shen Nene Terezes t’ua jap bekimin e tij Papenor.

07 shtator 2020, 14:28