2020.09.03 Co-cattedrale dedicata a Santa Madre Teresa di Calcutta a Prishtina Kosovo 2020.09.03 Co-cattedrale dedicata a Santa Madre Teresa di Calcutta a Prishtina Kosovo 

Festa Shёn Nёnё Terezёs nё Kosovё pa pjesёmarrje tё besimtarёve

Kisha dioqezane Prizren-Prishtinё, nё Kosovё, kremton festёn e Shenjtёs Nёnё Terezё nё rrethana tё jashtёzakonshme tё krijuara nga pandemia e koronavirusit Covid-19, çdo do tё thotё, nё saje tё masave tё qeverisё e institucioneve shёndetёsore, pa pjesёmarrje tё besimtarёve, siç njoftoi ipeshkvi i vendit nё njё letёr drejtuar famullive kishtare e besimtarёve.

R.SH. - Vatikan

Kisha dioqezane Prizren-Prishtinё, nё Kosovё, kremton festёn e Shenjtёs Nёnё Terezё nё rrethana tё jashtёzakonshme tё krijuara nga pandemia e koronavirusit Covid-19, çka do tё thotё, nё saje tё masave tё qeverisё e tё institucioneve shёndetёsore tё vendit, pa pjesёmarrjen fizike tё besimtarёve, siç njoftoi ipeshkvi i vendit nё njё letёr drejtuar famullive kishtare dhe besimtarёve. Po mё hollёsisht nga kryeqyteti kosovar Rabie Ibraj na njofton pёr kremtimin e festёs nё vend, tё ndjekim shёrbimin e saj..

Nga Prishtin Rabie Ibraj na njofton pёr kremtimin e festёs Shenjtёs Nёnё Terezё nё Kosovё

Festa Shёn Nёnё Terezёs nё Kosovё ne rrethana te jashtezakonshme ne kohe pandemie

Si e gjithe bota edhe Kosova po perballet me luften globale kunder pandemise se koronavirusit Kovid 19. Masat e marra nga institucionet perkatese, gjithnje ne perpjekje per ta ruajtur shendetin e popullates, kane pamundesuar edhe jeten normale ne vend. Ne kete drejtim jane te goditura edhe Bashkesite Fetare, ne te cilat nuk lejohet grumbullimi i besimtareve gjate kohes se lutjeve deri ne nje vendim te ri te Qeverise se Kosoves.

Nisur nga ky fakt, ne prag te 5 Shtatorit, per tre diteshin e festes se Shen Nene Terezes, ipeshkvi i Diocezes Prizren Prishtine, imzot Dode Gjergji, ka shkruar nje leter publike te cilen e ka publikuar revista e Diocezes ‘’Drita’’, e cila leter i drejtohet meshtareve, rregulltareve e rregulltareve, te gjithe besimtareve dhe njerezve vullnetmire.  

‘’Fort te dashur vellezer meshtare, rregulltare e rregulltare dhe te gjithe ju besimtare e besimtare!

Me 5 shtator 2020, Kisha jone do te kremtoje festen e Shen Nene Terezes, pajtores se Konkatedrales dhe pervjetorin e trete te shugurimit te saj.

Mjerisht, duke qene qe vendimet e institucioneve shendetesore dhe shteterore per mospjesemarrjen e besimtareve ne ritet fetare jane ende ne fuqi, jemi te detyruar te kremtojme edhe kete feste ne rrethana te jashtezakonshme’’, thote qe ne fillim te letres imzot Dode Gjergji.

 Megjithate,  shton ipeshkvi, nuk do te duhej  qe te na mungoje pjesemarrja ne lutje dhe ne shtegtim, ne menyre qe, t,ia besojme ndermjetesise se Shen Nene Terezes familjet dhe te gjitha deshirat e brengat tona. ‘’Ftoj besimtaret dhe gjithe njerezit vullnetmire, qe gjate triditeshit te shenjte para festes, te shtegtojne ne Shenjteroren qe ia kemi kushtuar asaj individualisht ose me familje. Keshtu qe, gjate ketyre tri diteve, secili prej nesh do te kete mundesi te lutet para Reliktit te Gjakut te Nene Terezes, kete dhurate te çmueshme qe e kemi ne Shenjteroren tone’’ vlereson imzot Dode Gjergji.

Gjithashtu ne letren e ipeshkvit, njoftohet se, gjate ketyre diteve, Konkatedralja’’Shen Nene Tereza’’ ne Prishtine, do te jete e hapur nga ora 8,00 deri ne oren 20,00, dhe te gjithe shtegtaret ne çdo kohe do te mund te rrefehen, te marrin bekimin dhe te kungohen. ‘’Prandaj, me ndermjetesine e Shen Nene Terezes, e therras bekimin e Zotit mbi ju dhe ia besoj asaj te gjitha brengat dhe nevojat tuaja, sidomos te gjithe atyre te moshuarve, te semureve, te varferve dhe te braktisurve’’ perfundon letren imzot Dode Gjergji duke uruar : ‘’Shen Nene Tereza lutu per Ne’’.

04 shtator 2020, 12:34