Kërko

Vatican News
Santa Teresa Benedetta della Croce, Redemptoris Mater, Vaticano Santa Teresa Benedetta della Croce, Redemptoris Mater, Vaticano 

Shenjtorët e javës 9-16 gusht

E diel 9 gusht, Kisha Katolike kremton kremton tё Dielёn e 19-tё gjatё vitit kishtar, ciklit tё parё, e po mё 9 gusht kalendari pёrkujton shën Terezën Benedikta e Kryqit, në shekull Edith Stein, virgjër e martire, Pajtore qiellore e Evropës.

R.SH. - Vatikan

E diel 9 gusht, Kisha Katolike kremton  kremton tё Dielёn e 19-tё gjatё vitit kishtar, ciklit tё parё, e po mё 9 gusht kalendari pёrkujton shën Terezën Benedikta e Kryqit, në shekull Edith Stein, virgjër e martire, Pajtore qiellore e Evropës. Edith Stein lindi nga një familje hebrenjsh, në vitin 1891 hyri në kuvendin e karmelitaneve të Këlnit, duke marrë emrin motër Tereza Benedikta e Kryqit. Vdiq në kampin e përqendrimit të Aushvicit, më 9 gusht 1942. Gjon Pali II e shpalli shenjtore më 11 tetor 1998. Së bashku me Shën Brigjidën e Suedisë dhe me shën Katerinën e Sienës, ajo është Pajtore e Evropës. “Ta shpallësh sot Edith Stein-in bashkëpajtore të Evropës do të thotë të ngresh në horizontin e kontinentit të vjetër një flamur respekti, tolerance, mikpritjeje, që i fton burrat e gratë ta kuptojnë e ta pranojnë njëri-tjetrin, pavarësisht nga ndryshimet etnike, kulturore e fetare, për të formuar një shoqëri vërtet vëllazërore”. Me këto fjalë, shën Gjon Pali II e shpalli shenjten bashkëpajtore të Evropës, më 1 tetor 1999.  Bashkë me të tjerat , shën Tereza Benedikta e Kryqit përfaqëson atë shenjtëri, që për Evropën është “sekreti i së kaluarës së saj dhe shpresa për të ardhmen”.

Tё hёnёn mё 10 gusht, kalendari kishtar pёrkujton shën Lorencin, diakon e martir.

Të martën më 11 gusht, bie pёrkujtimi liturgjik i shën Kiarës së Asizit, virgjër, themeluese e klariseve. Përkujtohen edhe shën Tiburci, martir e shën Suzana romake.

Të mërkurën mё 12 gusht, kalendari kishtar pёrkujton shën Gjovanën Françeska e Shantalit, rregulltare dhe shën Inoçencin XI, papë.

Të enjten mё 13 gusht, kalendari kishtar  pёrkujton shën Poncianin, papë e shën Hipolitin, meshtar, të dy martirë, si edhe shën Gjonin Berkmans, jezuit.

Të premten mё 14 gusht, bie pёrkujtimi liturgjik i shën Maksimilian Kolbes, meshtar e martir, si dhe i shën Euzebit romak.

Tё shtunën mё 15 gusht Kisha Katolike  do tё kremtojё festёn e Zojsё sё Madhe apo të Ngjiturit e Virgjёrës  Mari në Qiell,  e po mё 15 gusht bie edhe pёrkujtimi i shën Tarçizit, romak e martir dhe shën Stanislao Kotska, jezuit.

Të dielën e ardhshme mё 16 gusht, Kisha katolike do tё kremtojё tё Dielёn e XX të vitit,  e po më 16 gusht përkujtohet edhe shën Shtjefni, mbret i Hungarisë dhe shën Rroku, shtegtar.

09 gusht 2020, 13:02