2018.11.05  Dalla messa di beatificazione dei 38 martiri albanesi 2018.11.05 Dalla messa di beatificazione dei 38 martiri albanesi 

Shenjtorët e javës 23-30 gusht

E diel, 23 gusht, Kisha kremton tё Dielёn 21-të gjatё vitit kishtar, po mё 23 gusht, kalendari kujton shën Rozёn nga Lima, virgjër, terciare domenikane; shën Abondin, shën Ireneun, shën Qiriakun e Arkelaon, martirë. Më 23 gusht bie edhe Dita Evropiane e Përkujtimit të Viktimave të Nazizmit e të Stalinizimit që dënon çdo formë të totalitarizmit.

R.SH. - Vatikan

Sot e diel, 23 gusht, Kisha katolike ritit talin kremton tё Dielёn 21-të  gjatё vitit kishtar, e po mё 23 gusht, kalendari pёrkujton shën Rozёn nga Lima, virgjër, terciare domenikane; shën Abondin, shën Ireneun, shën Qiriakun e Arkelaon, martirë.

Më 23 gusht bie edhe Dita Evropiane e Përkujtimit të Viktimave të Nazizmit e të Stalinizimit që dënon çdo formë të totalitarizmit. Kështu, më 2 prill 2009 Parlamenti Evropian ka ftuar që “23 gushti  të shpallet  Ditë evropiane e përkujtimit të viktimave të regjimeve totalitare, pa bërë kurrfarë dallimi ndërmjet tyre, të Stalinizmit e të Nazizmit, për të përkujtuar e nderuar në mënyrë të denjë e të panashme kujtimin e tyre”.

Tё hёnёn më 24 gusht, përkujtohen shën Bartolomeu Apostull, shën Gjovana Antinda Thouret, virgjër, themeluese e Murgeshave të Bamirësisë, të cilat veprojnë edhe në jug të Shqipërisë.

Të martën mё 25 gusht, kalendari kishtar pёrkujton shën Ludovikun, mbret i Francës i njohur si Luigji IX, shën Jozefin Kalasanci, meshtar, themelues i Skolopëve.

Të mërkurën mё 26 gusht, kalendari kishtar pёrkujton shën Zefirinin, papë e shën Maksimilianin, martir.

Të enjten mё 27 gusht përkujtohet shën Monika, nëna e shën Augustinit , ipeshkvit të Iponës.

Të premten mё 28 gusht, përkujtohet edhe i biri i shën Monikёs, shën Augustini, dijetar i Kishës, si dhe shën Hermeti, martir. Shën Augustini i Iponës (lindur në Tagaste më 13 nëntor 354 e vdekur në Iponë, më 28 gusht 430) ishte filozof, ipeshkëv e teolog i Kishës së Romës. Janë të shumtë ata, që e konsiderojnë “mendimtarin më të madh të krishterë të mijëvjeçarit të parë e sigurisht, një nga gjenitë më të mëdhenj të njerëzimit”. “Rrëfimet” janë vepra e tij më e njohur, por edhe “Qyteti (Mbretëria) i Zotit” pati një rëndësi të jashtëzakonshme për katolicizmin. “Na ke krijuar për vete, o Zot, e zemra jonë është e shqetë derisa të gjejë paqen në Ty”, shkruante shenjti.

Të shtunën mё 29 gusht, Kisha katolike kremton martirizimin e shën Gjon Pagëzuesit, apo shën Gjon Kryepremin, siç njihet ndër shqiptarë. Përkujtohet  edhe shën Sabina romake.

Të dielën e ardhshme mё 30 gusht, Kisha katolike do tё kremtojё tё Dielen e 22-tё gjatё vitit kishtar, e po mё 30 gusht bie perkujtimi liturgjik i shën Feliçit, meshtar dhe shën Adautit, të dy martirë. Përkujtohet edhe shën Pamaku, senator romak.

23 gusht 2020, 09:19