Mos thuaj Mari!
Përkujtim për 15 gushtin, Solemnitetin e të Ngjiturit të Zojës në Qiell
R. SH. - Vatikan
Mos thuaj Mari,
nëse zemra nuk të mbushet
përplot me gëzim
kur dëgjon Fjalën e Zotit!
Mos thuaj: “Hirplote”
nëse nuk i kupton dhuratat
që t’i bën Zoja për ditë.
“Bekuar je” mos thuaj
kur nuk e beson
se mund të jetosh si shenjt!
Mos thuaj “Nëna e Tënzot”,
nëse nuk sillesh si bir…
E as “lutu për ne”,
nëse të afërmin tënd nuk e do!
Mos thuaj “mëkatnorë”
nëse shikon fijen e kashtës
në syrin e tjetrit,
po s’e sheh traun,
që e verbon syrin tënd!
Mos thuaj “mortje”
Nëse nuk e beson se pikërisht mortja,
është porta e jetës së re!
07 gusht 2020, 14:36