Kërko

Vatican News
 Maria e Ngjitur në Qiell Maria e Ngjitur në Qiell 

Kush është Maria?

Nisi gushti, që arrin kulmin më 15, me Solemnitetin e të Ngjiturit të Zojës në qiell. Kisha e ka filluar tashmë parapërgatitjen, me pesëmbëdhjetëditëshin tradicional të lutjes për Festën e madhe verore të Marisë. Po kush është Maria?

Kush është Maria?

Kur qielli puthi tokën,

lindi Maria:

lindi e thjeshta,

e mira, hirplotja!

Maria është frymëmarrja e Shpirtit,

fryma e fundit e njeriut mbi tokë,

e para, në qiell!

Besojani gjithçka keni,

gjithçka jeni!

Pa harruar se Krishti

shkon e vjen gjithnjë

përmes Marisë!

02 gusht 2020, 09:19