Kërko

Kosovarët, tek Zoja e Madhe, në Letnicë, luten për fundin e pandemisë e për paqen

Më 14 gusht bie nata e festës të Të Ngjiturit të Zojës në Qiell, nate e festës së Zojës së Madhe siç njihet tek shqiptarët. E ne do të njihemi me kremtimin e festës të ‘Të Ngjiturit të Zojës në Qiell’ në Shenjtëroren e Lenticës, në Kosovë, nga rektori i kësaj kishte dom Marjan Demaj

R.SH. - Vatikan

Sot, 14 gusht, bie nata e Të Ngjiturit të Zojës së Bekuar në Qiell. Nata e Zojës së Madhe, siç njihet nga shqiptarët. Kisha, kudo në botë, i fton besimtarët të shkojnë plot besim te Nëna Qiellore, e cila na vështron nga lart e na mbron si “Nënë” e si “Motër”, posaçërisht në këtë periudhë pandemie.

E ne po i përgjigjemi ftesës, duke shkuar sot në Shenjtëroren e Letnicës, në Kosovë, nga ku famullitari i kësaj kishe, dom Marjan Demaj, na flet për përgatitjen shpirtërore, duke na njohur edhe me programin e kremtimit të Zojës së Madhe. Në kushtet e pandemisë nuk do të jenë fizikisht të pranishme turmat e përvitshme, por shpirtërisht me siguri do të ketë shumë më tepër shtegtarë se çdo vit! Sepse sivjet besimtarët kanë më shumë nevojë se kurrë për hire, duke nisur nga hiri i mbrojtjes së shëndetit… Por, për takimin  e sivjetëm të besimtarëve kosovarë me Zojën e Madhe,  të dëgjojmë famullitarin, dom Marjanin...

Ta dëgjojmë dom Marjan Demaj.
14 gusht 2020, 09:42