Fedeli in preghiera Fedeli in preghiera 

Filipine, fillon lutja për shërimin kombëtar

Nga 15 gusht deri më 15 shtator, nga Të Ngjiturit e Zojës në Qiell, Kisha e Filipineve e thërret vendin në lutje komunitare për t’i kёrkuar Virgjёrёs Mari shpёtimin e vendit nga kriza shoqëroro-shëndetësore që po kalon.

R.SH. - Vatikan

Një fushatë kombëtare lutjeje për shërimin e vendit dhe fundin e pandemisë nga koronavirusi: kjo është nisma e nxitur nga Konferenca episkopale katolike e Filipineve nga 15 gushti deri më 15 shtator, nga ‘Të Ngjiturit e Zojës në Qiell’ e deri nё festёn e ‘Zojёs sё Dhimbshme’. Në veçanti, prelatёt u kërkojnë besimtarëve të lusin çdo ditë dhjet  "Tё falemi Mari" nё ora 12.00, në shkolla, në seminare, në famullitё kishtare dhe nё komunitete katolike. Nisma u paraqit me një mesazh të përbashkët pastoral, nënshkruar nga Komisioni Episkopal i Filipineve për Seminaret, Katekizmin dhe edukimin katolik, në kuadrin e fillimit tё vitit të ri shkollor. "Zoti na dëgjon kurdoherë, me Të asgjë nuk është e pamundur", lexohet nё tekstin që i  fton edhe Kolegjet e Universitetet katolike t'i kushtojnë njё vëmendje e tё përhapin më gjerë Doktrinën sociale të Kishës, mësimet e së cilёs ndihmojnë pёr "të përballuar këtë pandemi globale". Në fakt, kёto mësime tё Kishёs do t’i ndihmojnë filipinёt pёr "tu njohur me të vërtetën e cila do t’i lirojë nga frika e pabazë dhe ankthet e panevojshme".

Përfshirja e familjeve

Duke iu drejtuar, pastaj, prindërve dhe mësuesve, ipeshkvijtë  e Filipineve u kërkojnë atyre të kujdesen për nevojat e të rinjve "në këto kohë të jashtëzakonshme": ”Le t’u sigurojmë tё rinjve një rritje të mirë e tё ekuilibruar – lexohet nё mesazh – dhe një formim tё përshtatshëm tё mendjes, trupit dhe shpirtit". Veçanërisht sepse "ekziston një botë më e madhe dhe më e ndritur përtej asaj virtuale me të cilën të rinjtë janë mësuar gjatë lockdown", përfundojnë ipeshkvijtë.

Një lutje tё vazhdueshme

Po kujtojmё se edhe në muajin korrik Konferenca Episkopale e Filipineve pati shpallur 21 ditë lutjeje për "shërimin kombëtar" të vendit. Datat e zgjedhura ishin nga 16 korriku, festa e Zonjës së Karmelit e deri nё  festën e Përkushtimit tё Bazilikës së Shёn Marisё sё Madhe, më 5 gusht. Duke ua shpjeguar nismën priftërinjve tё famullive kishtare të Kryedioqezёs sё Lingayen-Dagupan, imzot Socrates Villegas nёnvizoi ndjenjën e "pafuqisë e tё shkurajimit" që tashmë mbizotëronte në vend e vuri nё pah se si urgjenca shëndetësore publike dhe "çrregullimet shoqëroro-politike" i bёnё njerëzit tё ndjeheshin "të paaftë për të bërë diçka, për të kuptuar se jemi bijë tё dashur tё Zotit". Prandaj, ti lutemi Virgjërës Mari e të mbështetemi nё Tё – tha kryeipeshkvi - e kurrë nuk do të jemi të pambrojtur".

18 gusht 2020, 13:36