Varri i  Frère Roger, (Roger Schutz). Varri i Frère Roger, (Roger Schutz). 

Bashkësia e Tezesë kujton vëllain Schutz, 15 vjet pas vdekjes

Thjesht, siç do të kish dëshiruar vëllai Schutz, me një lutje e një ikonë kopte, që paraqet Krishtin duke ecur me një njeri tjetër, një mik, vendosur në korin e Kishës së Tezesë. Kështu - tregon vëllai Charles Eugène- bashkësia e kujtoi figurën e themeluesit të saj, frère Roger

R. SH. - Vatikan

Më 16 gusht të vitit 2005 vritej nga një vajzë me probleme mendore, vëllai Roger Schutz, themelues i Bashkësisë ekumenike të Tezesë. Ngjarje tragjike, që ndodhi gjatë një lutjeje të zakonshme mbrëmësore. 15 vjet pas vdekjes, bashkësia e themeluar prej vëllait Roger e kujton duke ecur në rrugën e trashëgimisë së tij shpirtërore e në gjurmët e shembullit, që themeluesi i Tezesë ua la sivëllezërve dhe gjithë të rinjve, të cilët marrin pjesë çdo vit në takimet, organizuar pranë fshatit të Borgonjës franceze. E tani bashkësia, pavarësisht nga kufizimet e imponuara prej pandemisë së koronavirusit, vijon veprimtarinë e saj. Teknologjitë e reja dixhitale u krijojnë të rinjve, që nuk mund të shkojnë fizikisht në Teze, mundësinë të takohen on line, të luten e të bisedojnsë bashku për problemet dhe shqetësimet e tyre.

16 gusht 2020, 12:22