Kërko

 Karitasi i Vjenës: Ndihma për njerëzit e prekur nga koronavirusi Karitasi i Vjenës: Ndihma për njerëzit e prekur nga koronavirusi 

Austri: Caritas Vjena, fushatë solidare në prag të hapjes së shkollave

Caritas Vjena nis një fushatë soldiare në prag të hapjes së shkollave. Fushata synon t’i ndihmojë fëmijët e familjeve të varfra.

R. SH. - Vatikan

Me fushatën tradicionale të fillimit të vitit shkollor, Karitasi i kryedioqezës së Vjenës dëshiron t’i ndihmojë familjet me paga të ulëta e fëmijët e tyre. Në qendrat e asistencës së Caritas Vienna Mitterstaing e Vienna Nord do të ofrohen me çmime të ulëta çanta, penda, ngjyra e mjete të tjera të domosdoshme shkollore, të reja e të përdorura, me çmime shumë  të arsyeshme. Fushata u paraqit sot, gjatë një konference shtypi në Vienna Mittersteing:

“Një vit i ri shkollor do të thotë një shpenzim i madh financiar për familjet me paga të vogla. Sivjet gjendja vijon të keqësohet për shkak të Koronavirusit - kujtoi sekretari i përgjithshëm i Caritas Vienna, Klasus Schwertner: “Frika për jetën, pasojë e humbjes së vendeve të punës dhe pasiguria lidhur me hapjen e shkollave, i shtyn prindërit ta shikojnë me frikë e ankth të madh të ardhmen e fëmijëve të tyre, ndërsa vjeshta troket te portat e shtëpive, duke u kujtuar hapjen e shkollave 3000 mijë fëmijëve nga familje të varfëra.  E Caritasi mendon se  pabarazia do të thellohet më tej pës shkak të pandemisë. Për Schwertner “kriza e koronavirusit i ka prekur të gjithë, në një mënyrë a në një tjetër, por më shumë të ligshtit  e shoqërisë, e natyrisht, edhe fëmijët tyre”.

Kriza i bën të varfërit edhe më të varfër. I thellon pabarazitë edhe në sistemin edukativ, prej këndej, kjo përpjekje, që synon ta përmirësojë jetën e të mos leojë që fëmijët ta vuajnë fort këtë situatë, por ta ndjejnë se dikush i shoqëron në udhën e tyre edukative” – theksoi.

25 gusht 2020, 12:18