Kërko

 Meeting 2020 edicion i posaçëm për të rindërtuar së bashku  Meeting 2020 edicion i posaçëm për të rindërtuar së bashku  

Sfidat pas-Covid-19 dhe ardhmëria e demokracisë, në Mitingun e Riminit 2020

U paraqit Meeting-u për Miqësinë ndërmjet Popujve, Edicioni i posaçëm, kushtuar temës “Pa mrekullinë, mbetemi të shurdhër për të madhërishmen”. Do të mbahet në Palakongresin e Riminit, nga 18 deri më 23 gusht. “Rast, pohon presidenti Schoz, për t’i dhënë një përgjigje të përbashkët pyetjeve të shumta për vuajtjen dhe jetën, që lindën gjatë pandemisë”.

R. SH. - Vatikan

U paraqit Meeting-u 2020 për Miqësinë ndërmjet Popujve, në Rimini, Edicioni i posaçëm, kushtuar temës “Pa mrekullinë, mbetemi të shurdhër për të madhërishmen”. Do të mbahet në Palakongresin e Riminit, nga 18 deri më 23 gusht 2020. “Rast, pohon presidenti Schoz, për t’i dhënë një përgjigje të përbashkët pyetjeve të shumta për vuajtjen dhe jetën, që lindën gjatë pandemisë”.

Sfidat pas-Covid-19 dhe ardhmëria e demokracisë, në Mitingun e Riminit 2020

U paraqit këto ditë edicioni i 2020-tës i Mitingut, që do të mbahet në Palakongresin e Riminit, nga 18 deri më 23 gusht, me titull: “Pa mrekullinë, mbetemi të shurdhër për të madhërishmen”. Manifestimi, nënvizoi presidenti i Fondacionit Meeting, Bernhard Scholz, “mund të jetë një rast i madh, pas pandemisë, për të përballuar me shpresë disa tema, ndërmjet të cilave, rifillimi i zhvillimit të një ekonomie më të qëndrueshme  e më të drejtë, bashkëjetësa shoqërore dinjitoze, politika kombëtare dhe ajo evropiane, në shërbim të njeriut”.

Meeting drejtpërdrejt në streaming

Mitingu do të jetë ndërmjet çasteve të para të reflektimit për Italinë dhe Evropën në periudhën pas-Covid, me sytë drejtuar nga e ardhmja. Do të mbahet në mënyrë “blended”, domethënë, i transmetuar përmes platformave dixhitale, por pa munguar edhe disa ngjarje me praninë e publikut. Ndërmjet referuesve, do të jenë Çmimi Nobel për Paqen, 2006, Muhammad Yunus, intelektualë e opinionistë si Sabino Cassese, Umberto Galimberti,  Enrico Letta, Ermete Realacci, Luca Ricolfi,  Luciano Violante, Joseph Weiler,  që do të mbajë një referat me temë “Meeting 2020”; Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore Italiane, imzot Gualtiero Bassetti; kryetari i Vëllazërisë Bashkim e Çlirim, don Julián Carrón, shkrimtarët  Paolo Giordano e David Quammen. Ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve të ftuara, do të jenë presidenti i Parlamentit evropian, David Sassoli, komisari evropian për Punët ekonomike,  Paolo Gentiloni, ministrat Paola De Micheli, Roberto Gualtieri e Roberto Speranza. E akoma, presidentë të zonave të ndryshme   e parlamentarë të të gjitha formacioneve. Çdo mbrëmje do të ketë në program shfaqje nga Dostojevskij - tek Fellini, prodhime të ndryshme artistike origjinale dhe ekspozita, shumë të dashura për publikun e Meeting-ut, të gjitha edhe në variantin dixhital .

Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe demokracia

Ndërmjet temave kryesore, që do të trajtohen, janë shëndeti, marrëdhëniet ndërmjet kulturës së ndihmës dhe zhvillimit të qëndrueshëm; Evropa; përgjigjja që i jep shkenca shprehjes “Ç’do të thotë qenie e gjallë?”; sfidat pas-Covid-19, puna, ardhmëria e demokracisë, risimi, bashkëpunimi ndërkombëtar, edukimi, arti, letërsia, duke i krijuar një hapësirë të madhe - shpjegon drejtori i Meeting-ut të Riminit, Emmanuele Forlani në mikrofonin e Radio Vatikanit -  edhe dëshmive nga mbarë bota.

 

13 korrik 2020, 14:12