Kërko

Mons-Angelo-Massafra---arcivescovo-di-ScutariAEM.jpg

Papa emëron imzot Massafra-n, këshilltar të Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve

Më 2 qershorin e këtij viti, Papa Françesku emëroi kryeipeshkvin metropolit të Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra-n, këshilltar të Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku ka emëruar kryeipeshkvin metropolit të Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra-n, këshilltar të Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve. Një dëshmi tjetër për vlerësimin e Vatikanit dhe të Atit të Shenjtë, që vetëm pak ditë më parë, emëroi edhe kryetarin aktual të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot George Frendon, si anëtar të Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar.

Në Shqipëri, që nga viti 1993, imzot Angelo Massafra u shugurua ipeshkëv më 6 dhjetor 1997 nga Papa Gjon Pali II, në Bazilikën e Shën Pjetrit. Edhe herë të tjera, ka marrë pjesë në organizma të ndryshme të Vatikanit. Në vitin 2000 u emërua nga Ati i Shenjtë si pjesëtar i Këshillit Papnor “Cor Unum”, ndërsa në vitin 2007, ky emërim u përtëri edhe për 5 vite të tjera. Gjithashtu, më 16 qershor 2003, gjithnjë shenjti i ardhshëm polak e emëroi këshilltar të Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, detyrë, që e rinovon tani Papa Françesku.

10 korrik 2020, 11:57