Kërko

2020.01.31 Motër Majlinda Topalli 2020.01.31 Motër Majlinda Topalli 

Motёr Majlinda Topalli rrёfen pёrvojёn gjatё covid-19

Motёr Majlida Topallit : Besoj se është detyre e jona qё tё krijojmë mënyra tё reja se si mund tё takojmë tjetrin, sidomos atë qё ka nevoje te takohet nga ne “ te gjejmë mënyra te reja te tregojmë miqësinë dhe afrimitetin tone. Aftësinë tone për te qene sa me shume njerëzor.

R.SH. - Vatikan

Dëshmia e jetёs rregulltare e nё veçanti e lutjes dhe misionit nё kontekstin e pandemisё. Motër Majlida Topallit, nga Shkodra,  na ofron njё dёshmi tё përjetuar gjatё kohës Covid-19 pranë Bashkësisë sё saj rregulltare të Motrave 'Apostulle të Zemrës së Shenjtë të Jezusit’  e pranë shkollës ku punon.

 Motёr Majlida Topalli: Kisha katolike nё Shqipёri nё kohёn Kovid-19

Realisht situata e Covid 19 ne Shqipëri nuk ka qenё aspak dhe vazhdon tё mos jetё e thjesht. Por pikërisht gjatë kësaj kohe shumë të brishtë dhe të vështirë Kisha në Shqipëri konkretisht nuk është tërhequr duke qenë afër popullit me shenja konkrete, edhe duke ndjekur normat e udhëzimet e dhëna nga autoritetet lokale. Ka qenë një kohë e cila na zuri të papërgatitur dhe kjo ishte edhe më e “frikshme”, unë çdo dite kam takuar persona që pyetnin si do përfundojmë në këtë situate? Frika, ankthi, vuajtja ishte e madhe dhe e dukshme por, siç thashë më parë, kam parë një solidaritet të madh brenda Kishës dhe mes njerëzve. Çdo dioqeze ka dhënë një kontribut ndoshta jo të dukshëm por domethënëse, sepse realisht kanë bërë në mënyrë që mos ta dije e djathta çfarë bën e majta….. dhe ndërsa një dite flisja me një person me tha se Kisha ne vendin tone, ka qene një dritë e ndezur për të bërë në mënyrë që ne të ecim të sigurt me sigurinë e madhe se “ përgjigjja e Zotit nuk do vonojë të vijë” dhe ne të gjithë së bashku do këndojmë një himn lavdie.

Unë realisht e kam parë të gjithë këtë në një kontekst ku unë dhe bashkësia ime rregulltare e Motrave 'Apostulle të Zemrës së Shenjtë të Jezusit’ jetojmë në qytetin e Shkodrës në një ambient të shkollës, dhe kjo ka qenë shume “tramautike” duke parë situatën e fëmijëve që frekuentojnë shkollën tonë, qoftë atë psikologjike me mësimet online, qoftë edhe atë ekonomike që të dyja bashke kanë pasur një ndikim jo indiferent për to. Por kam soditur me shume endje këtë bashkëmotrat e mia që në front të parë kanë qenë pranë këtyre situatave, se lutja, sakrifica dhe dashuria ka bërë mrekulli, sepse ishin gjithmonë gati të japin një shpresë; “ të gjithë së bashku do ja dalim” Sepse këto gra të Hyjit e  kanë kuptuar  se nuk behej fjale vetem per te mposhtur virusin apo pasojat e tija vetëm për vete, por ne emer te nje bashkesie, ne emer te kujdesit per tjetrin, te me dobëtëve .

Besoj se është detyre e jona qe te krijojmë mënyra te reja se si mund te takojmë tjetrin, sidomos atë qe nevoje te takohet nga ne “ te gjejmë mënyra te reja te tregojmë miqësinë dhe afrimitetin tone. Aftësinë tone për te qene sa me shume njerëzor”

Tradita jone Biblike na thotё qё fatkeqësitë natyrore nuk janë kurrë larg, dhe na thotë se njeriu ka nevoje pёr kohё, 40 ditё, 40 vite, për tё gjetur rrugën e tij, për tё ndryshuar jetën e tij, zemrën e tij. Ka ardhur koha qё tё hapim zemrën sepse nё këtë kohë shumë njerëz janё dhe do jenё tё pashpresё, janë nё vështirësi, pa asnjë mbështetje, prandaj feja jone duhet tё jetё një prioritet për tё shkuar nё takim te tjetrit atëherë kur ai ka nevojё. Nё emër tё Zotit dhe nё emër te dashurisë qё kemi pёr njerëzimin, do bëjmë nё mënyrë qё edhe pse tё “ izoluar”, tё jemi pranë njёri tjetrit duke e dashur atё, sepse nё fund tё ditës sonë do të na kërkohet vetëm se sa kemi dashur dhe asgjë meё shumё.  

06 korrik 2020, 11:20