Motёr Malvina Doçi: me tё rinjtё tanë drejt sё ardhmes

Motrat rregulltare Saleziane çdo vit organizojnë kampe verore, të ndryshme dhe intensive pёr fëmijë, adoleshentë dhe të rinj duke u propozuar një eksperiencë rritjeje njerëzore e njё edukim në mënyrë informale, sipas frymëzimit tё themeluesit tё Salezianёve dhe Salezianeve, don Boskos: “Të formojmë tё krishterë të mirë dhe qytetar të ndershëm”. Aktiviteti i kampeve verore strukturoret nё punë grupi, lutje, lojëra, sporte dhe laboratorë të ndryshëm.

R.SH. - Vatikan

Motrat rregulltare Saleziane çdo vit  organizojnë kampe verore, të ndryshme dhe intensive pёr fëmijë, adoleshentë dhe të rinj duke u propozuar një eksperiencë rritjeje njerëzore e njё edukim në mënyrë informale, sipas frymëzimit tё themeluesit tё Salezianёve dhe Salezianeve, don Bosko: “Të formojmë tё krishterë të mirë dhe qytetar të ndershëm”. Aktiviteti i kampeve verore cilat strukturoret nё punë grupi, lutje, lojëra, sporte dhe laboratorë të ndryshëm. Po mё hollёsisht në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit – Vatican News, flet Motrёn Saleziane Malvina Doçi, bashkëpërgjegjëse e Baritores Rinore  të Arqiodioqezës Tiranë-Durrës.....

Flet Motrёn Saleziane Malvina Doçi

Aktivitetet verore në qendrën Maria Mazzarello

Çdo vit ne motrat Saleziane në gjithë botën, po ashtu edhe në Shqipëri (aktualisht jemi tё pranishme në tre realitete, Shkodër, Tale të Lezhës dhe në Tiranë) organizojmë kampe verore, të ndryshme dhe intensive të cilat strukturoren: Punë grupi, lutje, lojëra, sporte dhe laborator të ndryshëm.

Është një periudhë verore me disa javë ku normalisht fëmijëve, adoleshenteve dhe të rinjve ju propozojmë një eksperiencë rritjeje njerëzorë duke promovuar edukimin në mënyrë informale, Siç thoshte don Bosko “Të formojmë T’Krishterë të mirë dhe qytetar të ndershëm”.

Çdo vit pjesëmarrja e fëmijëve dhe të rinjve ka qenë shumë e lartë rreth 450 edhe ky një numër i limituar për arsye të hapësirave fizike.

Kush merr pjesë dhe sa zgjat kampi?

Në realitetin ku ndodhem në Tiranë, aktualisht jemi duke organizuar disa Kampe të ndryshme duke filluar nga mosha 3 vjeç deri 17 vjeç. Kampet këtë vit zgjasin shumë, kemi filluar në ditët e para të qershorit dhe do të përfundojmë një javën e tretë të gushtit.

3-6 vjeç për gjithë muajin qershor, korrik dhe gusht     nga ora 8.00 deri në orën 17.00

7-12 vjeç për muajt qershor-korrik                                    nga ora 8. 00 deri në 14.00

12-17 vjeç 2 janë më muajin korrik                                    nga ora 18.00 deri në 21.00

Ndër këto aktivitete marrin pjesë fëmijët e zonës sonë por jo vetëm, vijnë edhe nga zona të ndryshme të Tiranës, ta themi ndryshe, ato fëmijë që kanë pasur fatin e mirë të regjistrohen sepse numri është shumi i kufizuar ndaj kërkesave të larta që kemi... dhe sidomos këtë vit.

Këtë vit numrat janë shume të reduktuar por me gjithë vështirësitë që na rrethojnë rreth e rrotull jemi duke ju dhënë një mundësi fëmijëve dhe të rinjve për të frekuentuar sado pak

Si e keni organizuar Aktivitetin në kohen e Covidit -19?

Këtë vit kemi disa norma dhe protokolle për të zbatuar. Fëmijët çdo ditë vijnë të shoqëruar nga prindërit e tyre. Të cilët deklarojnë që nuk kanë pasur kontakte me persona të prekur nga Covid-19 dhe që nuk shfaqin simptoma. Në hyrje ju matet temperatura, dezinfektojnë duart dhe këmbët dhe pastaj futen në ambient, prindërit firmosin i lënë fëmijët tek dera, pa u futur në ambientet e brendshme të qendrës. Është gjithmonë një edukatore ose animator që shoqëron fëmijën tek ambienti i tij përkatës. Ambientet i kemi përshtatur sipas protokolleve që Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka kërkuar, por sidomos duke përdorur hapësirat e jashtme.

Adoleshentët që nuk vijnë të shoqëruar nga prindërit, çdo ditë do dorëzojnë një vet-deklarim nga prindi i tyre që nuk kanë pasur kontakte me persona të prekur nga Covid-19 dhe që nuk kanë simptoma; edhe atyre ju matet temperatura dhe hyjnë brenda. Qendra ka ngarkuar një person për sigurinë e qendrës që verifikon situatën dhe firmos çdo ditë çdo daktilim të firmosur nga punonjësit, prindërit etj.

Të rinjtë sa mbërrijnë tu përmbahen udhëzimeve e kushteve të kësaj periudhe?

Nuk është aspak e lehtë, t’ju qëndrojmë këtyre rregullave flas edhe nga ana psikologjike çdo ditë jetohet me ankth, sepse rastet çdo ditë shtohen. Falënderoj Zotin që kemi edhe prindër shumë të kujdesshëm të cilët i përgatisin fëmijët që në shtëpi që të kenë kujdes, po ashtu animatoret dhe ne motrat mundohemi shumë të punojmë me to. E di, është shume e vështire ti përmbahesh disa rregullave, por duhet, edhe vet fëmijët e kanë kuptuar. Jemi duke bashkëpunuar shumë mirë së bashku me prindërit dhe edukatorët. Secili me shumë durim kontribuon sa mundet. Së bashku jemi një forcë.

Diçka përreth përmbajtjes dhe programit tuaj me të rinjtë?

Çdo vit përzgjedhim një temë, në mënyrë që të jetë sa më aktuale, në bazë të asaj çfarë jemi duke kaluar. Edhe këtë vit kemi zgjedhur një susid me temë: Shiko nga e ardhmja.

Çdo aktivitet, lojë, laborator etj sillet për-rreth kësaj teme.

Është teatri që zhvillojmë me animatorët që përcjell mesazhin e ditës, ku i vë fëmijët në imagjinatë të sodisin të tashmen për të ndërtuar të ardhmen...çdo ditë përcjellim një emocion të ndryshëm dhe fëmijët mësojnë të shprehin (emocionet e tyre) përmes teatrit, pikturës, muzikës dhe sportit, aktivitete këto që i jetojnë me shumë kënaqësi dhe të udhëhequr nga edukatorët ndihmojmë fëmijët në rritjen e tyre të gjithanshme.

Ajo çka duam t’u përcjellim fëmijëve dhe të rinjve, është që ata të dinë dhe të ndjehen të dashur nga një dashuri e pakushtëzuar, që i pret dhe i shoqëron ato në çdo hap të jetës së tyre.

Të rriten sa më në harmoni me krejt qenien e tyre, në një botë që i rrethon dhe që çdo gjë është në dispozicionin e tyre e shfrytëzuar mirë.

Jeta është shumë e bukur dhe të shikojmë të ardhmen me shpresë.

Nuk do lejojmë kurrë dhe asgjë të na e vrasë shpresën.

Sё fundi ja dhe dy dёshmi nga tё rinjtё qё marrin pjesё nё veprimtarinё e Motrave Saleziane, Dorota Çobo dhe Fabian Tarifa: 

Ja dhe dy dёshmi nga tё rinjtё qё marrin pjesё nё veprimtarinё e Motrave Saleziane, Dorota Çobo dhe Fabian Tarifa
16 korrik 2020, 10:31