Besimtari në lutje Besimtari në lutje 

Lutje, për çdo kohë të ditës

Në çdo kohë e në çdo gjest të ditës mund, e duhet të lutemi, së paku me uratë zhgjetore, aq të dashura për traditën e krishterë. Duke nisur që nga çasti i zgjimit, kur mund të kujtojmë ndjetin e natjes….

R. SH. - Vatikan

Sapo zgjohemi:

Ndjeti i natjes, sipas traditës: “O Zoti em, po të  falem nderës që më ke ruejtë sonte! Gjithçka të bajë e gjithçka të hjeku në këtë ditë, due me e bajtë e me hjekë për hatër tand, si asht ndjeti i Zemrës së Jezu Krishtit, që bahet fli për ne në Meshë Shenjte”. Ashtu qoftë!

Në çastet e para të ditës: “Zot, do të eci mbas Teje - e si do Ti. Gjithë ditën. Bota nuk ka pikë kuptimi për mua - as unë për botën.

Duke u përgatitur për të dalë nga shtëpia: “Me vullnet të lirë, o Jezus,  do të ec pas Teje kudo që të shkosh në kërkim të shpirtrave, për dashurinë tënde të pafund: të kushtojë sa të kushtojë!”.

Në fillim të punës: “Në se puna nuk bëhet me dashuri për Ty, o Zot,  e di, është e kotë!”.

Gjatë ditës: “Mos harro se djalli hyn, pa e kuptuar, e të ulet këmbëkryq në shpirt”.

Kur pushon: “Jezus, e di se ti më do mua, jo punët e mia!”.

Kur shërben: “Për t’u shërbyer të varfërve, duhet ta jetoj varfërinë. Varfëria e liria janë forca ime!”.

24 korrik 2020, 12:46