Darka e mbrame Darka e mbrame 

Korriku i Gjakut të Krishtit- simbol i ringjalljes!

Gjaku i Krishtit, i derdhur për shëlbimin tonë, zë vendin kryesor në jetën e krishterë. Ndaj e kujtojmë gjithnjë ndër çaste të lume e të mjera, në ditë të bardha e të zeza, duke iu drejtuar Zotit të përgjakur, mbërthyer mbi kryq, me fjalët: “Pashë gjakun tënd të paçmuar….”.

R. SH. - Vatikan

Kisha ia kushton korrikun Gjakut të Krishtit, burim i ringjalljes sonë! Gjaku i Zotit është simbol i dhimbjes njerëzore. Plagët, kurora e ferrave, gozhdat, të kujtojnë vuajtjen. Kryqi i naltuar në maje të Golgotës, është shenjë vetmie e vdekjeje. Po gjaku, që rrjedh nga trupi i masakruar i Zotit, mbetet për gjithë njerëzimin, simbol i ringjalljes! Nuk ka asnjë shenjë tjetër në këtë botë,  që i jep  me  kaq forcë e kuptim fatit tonë njerëzor. Kryqi është i ngulur në zemër të historisë së botës, të cilën e shndërron nga një vend urrejtjeje e vdekjeje, në vendin e dashurisë e të ringjalljes.

Gjthçka është bërë në botën perëndimore gjatë shekujsh, është bërë nën hijen vigane të Kryqit! Prej nga kullon gjaku i pafajshëm, ngjyra me të cilën u vulos Ungjilli!

 

05 korrik 2020, 09:05