Kërko

Vatican News
 Gjaku i Krishtit Gjaku i Krishtit 

Korriku i Gjakut të Krishtit: mbi gjurmët e gjakut

Nëse besoni se Jezusi është Zot e se derdhi gjakun për shëlbimin e njerëzve, domethënë se jeni me të vërtetë të krishterë. Gjithçka tjetër është e dorës së dytë.

R. SH. - Vatikan

Nëse besoni se Jezusi është Zot e se derdhi gjakun për shëlbimin e njerëzve, domethënë se jeni me të vërtetë të krishterë. Gjithçka tjetër është e dorës së dytë.  Arkimedi pati thënë: “Më jepni një pikëmbështetje për levën time, e do ta lëviz tokën”. Pikëmbështetja jonë është Kryqi! Zoti nuk premtoi se do të na e hiqte kryqin nga supet, por se do ta mbartnim së bashku me Të, edhe në shtigje të përgjakura. Kështu Gjaku i derdhur për dashuri bashkon tokën me qiellin e bëhet simboli misterioz i njerëzimit universal. Me të, mbi telajon e qiellit, pikturohen fatet tona, në jetë e përtej saj. E edhe shkalla, për t’u ngjitur tek Ati! Sepse njeriu lind nga zemra e shporuar e Zotit. E ecën mbi gjurmët që la mbi dhe Gjaku i Krishtit, për t’u ngjitur në lumninë e amshuar!

06 korrik 2020, 12:09