Kërko

CCEE e Comece loghi delle strutture CCEE e Comece loghi delle strutture 

Kishat kërkojnë një Evropë më të drejtë

“Duhet forcuar impenjimi për projektin evropian dhe vlerat e përbashkëta të Evropës, me qëllim që Bashkimi BE-së të bëhet më i drejtë, më i barabartë e më i qëndrueshëm”. Kjo, ftesa e Kishat evropiane drejtuar presidencës gjermane të Këshillit të BE-së per një Evropë më të drejtë e më të fortë.

R.SH. - Vatikan

“Duhet forcuar impenjimi për projektin evropian dhe vlerat e  përbashkëta të Evropës, me qëllim që Bashkimi të bëhet më i drejtë, më i barabartë e më i qëndrueshëm”. Kjo, ftesa e Komisionit të episkopateve të BE-së (Comece) dhe Konferencës së Kishave  evropiane (Cec) drejtuar Këshillit të Bashkimit evropian. Një delegacion ekumenik - njofton një komunikatë e Comece - u takua dje, në Bruksel, me përfaqësuesin e përhershëm  të Gjermanisë pranë BE-së, Michael Claus, për të diskutuar lidhur me përparësitë e presidencës gjermane të Këshillit, duke paraqitur njëkohësisht edhe kontributin e përbashkët, përmes të cilit rikujtohen  reflektimet tematike, propozimet dhe rekomandimet politike të Kishave të BE-së- edhe në rrethanat aktuale të pandemisë së Covid-19, lidhur me programin  e presidencës gjermane “Të gjithë së bashku, për t’i dhënë një hov të ri Evropës”.

Comece dhe Cec nënvizojnë edhe nevojën që “BE-ja dhe Shtetet anëtare, me Kishat dhe bashkësitë fetare si dhe me ato të shoqërisë civile, të bashkëpunojnë për ta bërë Evropën jo vetëm më të fortë, por edhe më të përtërirë, më të barabartë, më të qëndrueshme”. Si Kisha - lexohet në deklaratën e dorëzuar – “angazhohemi për të ndërtuar ura paqeje e mikpritjeje dhe të promovojmë një vizion global të së mirës së përbashkët,  për një Evropë njerëzore, shoqërore e të qëndrueshme, në paqe brenda kufijve të saj e edhe me fqinjët, në të cilën zënë kryet e vendit të drejtat  e njeriut dhe solidariteti”.

Ky ishte hapi i parë përgatitor i një takimi tjetër, që do të mbahet në Berlin, më 27 tetor, kur Kishat e Evropës do të ballafaqohen me ministrin e ngarkuar për punët evropiane të Ministrisë Federale gjermane të  Punëve të Jashtme, Michael Roth. Ndërkaq, gjatë këtyre muajve, Comece dhe Cec  do të vijojnë angazhimin e tyre lidhur me presidencën e re të BE-së.

Delegacioni ekumenik, që mori pjesë në takimin e pardjeshëm, përbëhej nga atë Manuel Enrique Barrios Prieto, sekretari i përgjithshëm i Comece; Lena Kumlin, këshilltare e Cec për politikën evropiane; Friederike Ladenburger, këshilltare ligjore e Comece për Etikën, Kërkimin e Shëndetin dhe nga Katrin Hatzinger, drejtoreshë e zyrës të Kishës protestante të Brukselit, në Gjermani (Ekd). Takimet me presidencat e Këshillit të Be-së, janë pjesë përbërëse e një tradite të gjatë, të mbështetur  nga neni 17 i Traktatit të funksionimit të BE-së (Tfue), që parashikon dialogun e hapur, transparent e të rregullt ndërmjet institucioneve të BE-së dhe Kishave.

09 korrik 2020, 09:34