Kërko

2020.03.12 Mons Gjergj Meta - vescovo di Rreshen - Albania 2020.03.12 Mons Gjergj Meta - vescovo di Rreshen - Albania 

Imzot Gjergj Meta: E kemi pёr detyrё ta ruajmё jetёn tonё dhe jetёn e tё tjerёve

Imzot Gjergj Meta, ipeshkëv i Rrëshenit, ёshtё i shqetësuar pёr rritjen e numrit tё tё prekurve me Covid-19 nё Shqipёri, prandaj, si meshtar, besimtar dhe qytetar, u drejtohet besimtarëve e jo vetёm, qё tё kujdesen e pёrkujdesёn pёr veten e pёr tё tjerё, duke iu përmbajtur udhёzimeve qё kёrkojnё e rekomandojnё mjekёt dhe autoritetet e vendit, pёr t’u mbrojtur nga infektimi e pёr tё luftuar pёrhapjen e koronavirusit, qё ditёve tё fundit ka shёnuar njё rritje tё re nё vend.

R.SH. - Vatikan

T'u besojmë mjekёve e t'ua dëgjojmë e zbatojmë këshillën. Mos ta kthejmë Shqipërinë në një spital të madh infektiv, a larg o Zot në një morg. E kemi pёr detyrё ta ruajmё e mbrojmë jetёn tonё dhe jetёn e tё tjerёve”, pohon imzot Meta. “Jemi një vend i vogël dhe i varfër, me shumë probleme edhe pa pandeminë e tërmetin. Nuk mund të lejojmë që kjo pandemi të na varfërojë e izoloi më shumë. Na kanë mbyllur kufijtë, jemi të detyruar të rrimë në karantinë nëse kalojmë kufirin në ndonjë shtet. Rritja e rasteve po na penalizon.

Prandaj është detyrë e të gjithëve, të mëdhenj e të vegjël, që të heqim dorë nga normaliteti i jetës së deritanishme e të strukturojmë një normalitet të ri që ndoshta do të na kushtëzojë për shumë kohë. Sa më parë të mësohemi aq më mirë është për ne të gjithë”. Po mё tepёr tё ndjekim bisedёn radiofonike me ipeshkvin e Rrёshenit, Imzot Gjergj Metёn.... 

tё ndjekim bisedёn radiofonike me ipeshkvin e Rrёshenit, Imzot Gjergj Metёn
21 korrik 2020, 15:17