Imzot Simon Kul, ipeshkёv i Sapёs, nё 20-vjetorin e shugurimit meshtarak Imzot Simon Kul, ipeshkёv i Sapёs, nё 20-vjetorin e shugurimit meshtarak 

20-vjetori i shugurimit tё meshtarëve tё parё pas regjimit komunist nё Shqipëri

Në festën e Shën Pjetrit e Palit, mё 29 qershor 2020, Kisha dioqezane e Sapës kujtoi 20 vjetorin e shugurimit meshtarak të ipeshkvit të saj, Imzot Simon Kulli, cili para 20 vjetësh u shugurua bashkё me katër meshtarë tjerё, tё parët pas periudhës sё regjimit komunist.

R.SH. - Vatikan

Në festën e Shën Pjetrit e Palit, mё 29 qershor 2020, Kisha dioqezane e Sapës kujtoi 20 vjetorin e shugurimit meshtarak të ipeshkvit të saj, Imzot Simon Kulli, cili, para 20 vjetësh, u shugurua bashkё me katër meshtarë tjerё të Kishës katolike në Shqipëri, tё parët që u shuguruan pas periudhës sё regjimit komunist: Nikolin Toma (Vikar Gjeneral i Shkodrës); Marian Lumçi (Famullitar i Katedrales së Tiranës); Marian Gega (Famullitar në Velipojë) e Sokol Pepushi (frat Françeskan).

Kёta u formuan në Seminarin Ndërdioqezan në Shkodër prej Etërve jezuitë menjëherë sapo u hap Kisha, pas rёnies sё regjimit ateist komunist dhe ky formim u kurorëzua më 29 qershor 2000 me shugurimin e tyre meshtarak, qё ishte edhe njё dhuratё e Zotit e mё tejshme njё gёzimi e shprese pёr Kishёn katolike martire tё Shqipërisë. Shugurimi i tyre meshtarak ripohoi edhe njё herё se ‘gjaku i martirëve ёshtё fara e krishterimit’. Nga Vau-Dejёs tё ndjekim shёrbimin e Violeta Marashit...

Nga Vau-Dejёs tё ndjekim shёrbimin e Violeta Marashit

MESHË FALENDERIMI ME RASTIN E 20 VJETORIT TË SHUGURIMIT MESHTARAK IMZOT SIMON KULLI

Për një gjë të vetme i lutem Zotit

Vetëm atë ia kërkoj,

që të jetoj në shtëpinë e Zotit

të gjitha ditët e jetës sime”

(Ps. 27,4)

Në të kremten e festës së apostujve, Shën Pali dhe Shën Pjetri, 29 qershor 2020, Dioqeza e Sapës kujtoj 20 vjetorin e Shugurimit Meshtarak të bariut të saj, Imzot Simon Kulli.

Në rrethin familjar të gjakut dhe familjes së madhe dioqezane me meshtarët, motrat, asistentët dhe bashkëpunëtorët e tij, Imzot Simoni ka dashur ta bashkëndajë këtë moment falenderimi ndaj Zotit për dhuratën e jetës dhe thirrjen e tij meshtarake.

E kështu së bashku të gjithë u mblodhëm në oazin e qetësisë shpirtërore, në Karmel – Nënshat, ku ishin të pranishëm edhe ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ipeshkvi i Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta  si dhe vëllau në meshtari, vikari gjeneral i dioqezës së Shkodër-Pult, d. Nikolin Toma. Mesha e shenjtë u udhëhoq nga Imzot Simoni, ndërsa predikimin e rastit e mbajti vikari gjeneral i dioqezës, dom Robert Kola. Ai mes të tjerash theksoi se: “sot jemi këtu për të falënderuar Hyjin për dhuratën e Tij të meshtarisë. Të falënderosh (hodoth) në Shkrimin e Shenjtë, domethënë para së gjithash pëlqimin tënd dhënë dikujt, njësimin me dikë dhe vetëm pas kësaj ndodh falënderimi. Ai që falënderon puthitet me atë që falënderohet. Falënderimi nuk përshkon vetëm shpirtin, por nga ai vepron drejt botës për t’u bërë akt dhe ndodhi. Të puthitesh me dikë në këtë mënyrë do të thotë të vërtetosh ekzistencën e tij. Eukaristia është puthitje me ekzistencën e Atit. Të kremtosh eukaristinë do të thotë të puthitesh me Atin. Eukaristia e Jezusit është akti dhe ndodhia e kësaj puthitje” – përfundoi dom Roberti.

E në fund të meshës, edhe vetë imzot Simoni, falenderoj Zotin në radhë të parë, i cili si sot para 20 viteve vulosi në të dhuratën më të bukur të jetës së tij, Shugurimin Meshtarak. Ai falenderoi familjen e tij që e mbështeten në rrugën e meshtarisësi dhe motër Maria Kaletën e cila e ka pagëzuar dhe i ka dhuruar fenë për të ndjekur Krishtin. Gjithashtu, falenderoi ipeshkvin shugurues, Imzot Angelo Massafra. Mes falenderimeve ai përmendi edhe ish Ipeshkvin e Sapës, Imzot Dodë Gjergjin që ka qenë gjithnjë mbështetje dhe inkurajim i madh që në hapat e parë të diakonatit dhe gjatë gjithë jetës së tij meshtarake. Ai shprehi edhe mirënjohjen e tij të thellë edhe për të ndjerin Imzot Lucjan Avgustinin, i cili ishte model dhe shembulli më i veçantë si bari i kishës.

Me këto fjalë të përzemërta falenderimi, përfundoi ky kremtim i shenjtë, ku mbarë besimtarët e Dioqezës së Sapës ia besojnë Zotit bariun e saj dhe i luten Atij, që t’ia udhëheqë hapat në drejtimin sa më mirë dhe të frytshëm të grigjës që i është besuar.

Nga Vau-Dejës Violeta Marashi

01 korrik 2020, 10:10