Zemra e Krishtit u flet të gjitha zemrave

Meditim për Zemrën e Krishtit, në muajin, që i kushtohet.

R. SH. - Vatikan

I dhanë një grazhd në vend të djepit; dyqanin e zdrukthatarit në vend të predikatores; ferrat në vend të kunorës e kryqin në vend të fronit. Krishti i mori të gjitha e bëri prej tyre lavdinë e Tij të  vërtetë!

E kështu Zemra e Tij nisi t’u fliste të gjitha zemrave. Lexojini filozofët  me pompozitetin e tyre! Sa të vegjël të duken përballë Zemrës së Zotit! Mjafton të lexosh 62 mijë vëllimet, që u shkruan për Të në shekullin e kaluar! A të shkosh në Bibliotekën Kombëtare të Parisit, pasqyrë e kulturës perëndimore e të shikosh se zëri “Jezus” është i dyti për numër në skedat: i pari është “Zoti”!

Në daç beso në daç mos beso në Zemrën e Krishtit, Ajo rreh se rreh për ty. Krishti të do njëlloj. Vetëm se ti nuk e ndjen kënaqësinë e pafundme, që buron nga rrahja kësaj Zemre! Nuk është e vështirë ta gjesh e ta kundrosh. E gjen gjithkund. Mbi muret e kishave e të shkollave, mbi majat e kumbonareve, të tabernakujve e të maleve, te koka e krevateve e mbi rrasat e varreve. Miliona kryqe, kudo nëpër botë, ta kujtojnë Zemrën e Jezu Krishtit! 

15 qershor 2020, 13:12