Sacro Cuore di Gesù Cristo Sacro Cuore di Gesù Cristo 

Urata e nji mkatnorit: Zemers t’Jezu Krishtit

O Krisht, pash Zemren tande, /Ma shkoq menden këso bote, /M’u kapun mos premto, / N’ punë boshe e krejt kote. /O Krisht, pash Zemren tande, /Madhshtinë me ma largue, / Dishirat t’mbrapshta s’prane, /N’ket muzg tue më trazue. /… O Krisht pash Zemren tande, /Ma fal dritën në sy, /Punët boshe nuk më lane, /Der tash me u kapë me Ty. /Ndër t’ gjitha punët e mia /Gjithmonë ta kënaqsha Zemren, /Ti tash m’kjosh rahatia /E gëzim mandej në qiell!

R.SH. - Vatikan

Urata e nji mkatnorit Zemers t’Jezu Krishtit

Zemers t’Jezu Krishtit

O Krisht, pash Zemren tande,

Krqyrmi nevojët e mia:

Nji mrekulli, deh, bane,

Zemren ma ndërro kryekëput!

 

O Krisht, pash Zemren tande,

Ma shkoq menden këso bote,

M’u kapun mos premto,

N’ punë boshe e krejt kote.

O Krisht, pash Zemren tande,

Madhshtinë me ma largue,

Dishirat t’mbrapshta s’prane,

N’ket muzg tue më trazue.

 

Mos m’len me m’mujtë flligshtia,

O Krisht, pash Zemren tande,

Ban të jem gjithmonë i dlirë

N’ket punë, si Ty ta kande.

 

O Krisht, pash Zemren tande,

Dembel ban mos të jem ma,

Ky ves asht kah më përkulë,

Si krande asht tue më tha.

 

O Krisht pash Zemren tande,

Ma fal dritën në sy,

Punët boshe nuk më lane,

Der tash me u kapë me Ty.

 

Ndër t’ gjitha punët e mia

Gjithmonë ta kënaqsha Zemren,

Ti tash m’kjosh rahatia

E gëzim mandej në qiell!

Marrë nga oficja “Rrugha e Scelbimit”, fq 137-138, Scoder 1898. Me sctamp t’Kolegs Papnore; përshtatë në gjuhën e sotme, duke ruajtur dialektin gegë.

10 qershor 2020, 10:23