Kërko

2019.08.09 Amazzonia chiesa indigena dei Munduruku 2019.08.09 Amazzonia chiesa indigena dei Munduruku 

Themelohet Konferenca kishtare e Amazonёs. Imzot Cabrejos, "bekim pёr popujt indigjenë”

Lind Konferenca kishtare e Amazonës, si “përgjigje ndaj britmës sё tё varfërve tё tokёs”. Nё kryesinë e kësaj konference kishtare, qё do të drejtohet nga kardinali Hummes, edhe përfaqësues tё popujve indigjenë.

R.SH. - Vatikan

Themelimi i Konferencës kishtare tё Amazonёs ёshtё një "ngjarje kairosi, një moment hiri Tёnzot, sepse kjo Konferencë kishtare dëshiron të jetë një instrument apostolik efikas për popullin e shenjtë të Zotit". Kёshtu pohoi presidenti i Këshillit episkopal të Amerikës latine (Celam), imzot Miguel Cabrejos Vidarte, kryeipeshkёv i Trujillos, pas njoftimit të lindjes së Konferencës kishtare të Amazonës, qё u shpall dje nga Celam, së bashku me Rrjetin kishtar panamazonik (Repam).

Sipas imzot Cabrejos, konferenca e re kishtare e Amazonёs është një përgjigje "ndaj britmës së popujve të Amazonës dhe nevojës për një Kishë të mishëruar nё kulturën vendase tё popujve, pra, tё njё Kishe tё inkulturuar nё jetёn dhe indin shoqëror tё popujve"; ajo shpreh edhe një lidhje të thellë me Koncilin e Dytë të Vatikanit dhe Konferencën e V të përgjithshme të Episkopatit tё Amerikës Latine e Karaibeve mbajtur në Aparecida. Imzot Cabrejos përcakton se organizmi i ri kishtar do të ketë autonominë e vet, por do të veprojë në bashkërendim me Rrjetin kishtar panamazonik (Ripam). Do të punojë "me një dinamikë sinodale e do të ketë një program tё veçantё baritor".

Konferenca kishtare e Amazonёs, e cila u pranua menjëherë nga Celam, do t'i referohet presidencës së organizmit episkopal të Amerikës latine. Falë Celam, saktëson presidenti imzot Cabrejos, "do të zhvillojë lidhjet e veta me konferencat episkopale dhe me organizmat e tjerë kishtar".

Për Presidencën e Celam-it, pra, "Konferenca kishtare e sapolindur e Amazonёs ёshtё shprehje e njё ndryshimi kishtar,  ripohon njё udhe tё re tё njё Kishe me “fytyrё amazonike”, të njё Kishe qё kërkon përtëritjen e strategjisë ungjillëzuese, paraqitjen e një paradigme të re apostolike, që di ta fuqizojë praninë e krishterë në territor, që di të gjejë forma të reja veprimi baritor, sipas nevojave të bashkësive të vogla autoktone. Konferenca kishtare e sapolindur e Amazonёs ёshtё fryt i nxitjes apostolike ‘Querida Amazonia’ dhe shprehje e Koncilit II tё Vatikanit, sipas tё cilit Kisha kёrkon të mishërohet në një mënyrë unike në çdo pjesë të njerёzimit kudo nё botë".

30 qershor 2020, 13:25