San Luigi Gonzaga San Luigi Gonzaga 

Shenjtorёt e javёs 21 - 28 qershor

E diel 21 qershor, Kisha katolike kremton tё Dielёn e 12-tё gjatё vitit kishtar, gjithnjё mё 21 qershor kalendari kishtar përkujton shën Luigjin Gonzaga, rregulltar jezuit, pajtor i rinisë katolike. Në Ungjillin e Mateut (10, 26-33) Jezusi i nxit apostujt të jenë të fortë dhe të guximshëm, kur të dorëzohen në gjyqe dhe të urrehen nga të gjithë për shkak të emrit të Tij: «Mos kini frikë – thotë Jezusi – nga ata që vrasin trupin e nuk mund ta vrasin shpirtin. Kini frikë më tepër nga Ai, që mund t’jua humbë në ferr shpirtin edhe trupin».

R.SH. - Vatikan

E diel 21 qershor, Kisha katolike e ritit romak kremton tё Dielёn e 12-tё gjatё vitit kishtar, gjithnjё mё 21 qershor kalendari kishtar përkujton shën Luigjin Gonzaga, rregulltar jezuit, pajtor i rinisë katolike. Nё fragmentin e Ungjillit tё kёsaj sё diele nga Mateu, na ofron një pjesë të fjalimit që Jezusi ua drejton apostujve ndërsa i dërgon në mision (krh Mt 10,5-42): janë fjalë frymëzuese dhe rregullore që vlejnë për të krishterët e çdo kohe, që janë të thirrur ta dëshmojnë Ungjillin në jetën e njerëzve. Në Ungjill Jezusi i nxit apostujt të jenë të fortë dhe të guximshëm, kur të dorëzohen në gjyqe dhe të urrehen nga të gjithë për shkak të emrit të Tij: «Mos kini frikë – thotë Jezusi – nga ata që vrasin trupin e nuk mund ta vrasin shpirtin. Kini frikë më tepër nga Ai, që mund t’jua humbë në ferr shpirtin edhe trupin» (Mt 10,28).

Tё hёnёn mё 22 qershor kalendari kishtar shën Paolinin, ipeshkëv i Nolës; shën Gjonin Fisher, ipeshkëv i Roçesterit e shën Tomas More, martirë anglezë; shën Flavio Klementin, konsull romak, martir dhe të Lumin Inoçencin V, papë.

Tё martёn më 23 qershor, kalendari kishtar përkujton Shën Zakarinë e Shën Elizabetën, prindërit e Shën Gjon Pagëzuesit dhe Shën Jozefin Kafasi, meshtar torinez. 

Tё mërkurën mё 24 qershor, Kisha katolike kremton festën e Lindjes së Shën Gjon Pagëzuesit, Shenjtit të vetëm, të cilit të krishterët i kremtojnë ditëlindjen. 

Shën Gjon Pagëzuesi qe dërguar për ti përgatitur udhët Mesisë, Jezu Krishtit Zot pranë popullit dhe atë për ta sjell tek Shpëtimtari, Mesia. Gjoni e tregoi të pranishëm në mesin e popullit pikërisht Qengjin e Hyjit, Shëlbuesin e njerëzimit që i merr mbi vete mëkatet e njerëzimit dhe i falë e shlyen, prandaj Gjon Pagëzuesi edhe kërkonte nga populli përgatitje shpirtërore për ta pritu e pranuar Mesinë me fe. Për këtë Gjoni predikoi pagëzimin e pendesës dhe kthimin e njerëzve tek Hyji. Shën Gjon Pagëzuesi është shumë i nderuar në vise të ndryshme shqiptare, sidomos në ato që mbajnë emrin e tij: Shëngjon ose Shëngjin. Kështu festonHoti, Fushë Derveni, Shëngjini e Fushë Mamurrasi (Shqipëri) dhe famullia e Zllakuqanit (Kosovë).

Të enjten më 25 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Gulielmin, abat, themelues i murgjërve të Montevergjine dhe shën Galikanin, ipeshkëv i Embrunit. 

Të premten më 26 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Virgjilin, shën Gjonin e Palin martirë dhe shën Hosemaria Eskrivá de Balaguer, meshtar, themelues i Opus Dei.  

Të shtunёn më 27 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Çirilin r Aleksandrisë, ipeshkëv e doktor i Kishës.  Liturgjia e ditës na kujton se njeriu njihet nga frytet e jetës së tij, dmth, nga veprat. Mos dëgjo fjalët, shiko veprat – është kriter, të cilin na e mëson vetë Jezu Krishti, që të jemi në gjendje ta dallojmë njeriun e vërtetë të Zotit nga profetët e rremë. 

Të dielën e ardhshme më 28 qershor, Kisha katolike do tё kremtojё tё Dielёn e 13-tё gjatё vitit kishtar. Gjithnjë mё 28 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Ireneun, ipeshkëv të Lionit e martir, njeri i fesë e bari besnik i grigjës që i qe besuar.  

21 qershor 2020, 09:51