2019.09.06 Celebration of the feast of St. Mother Teresa in her hometown, Skopje, North Macedonia 2019.09.06 Celebration of the feast of St. Mother Teresa in her hometown, Skopje, North Macedonia 

Nënë Tereza: Puthja e Krishtit

Nёnё Tereza thoshte: kur ta ndjesh veten shpirtërisht të mjerë, shikoje Kryqin, e do ta kuptosh Fjalën e pafolur! Vuajtja, dhimbja, pakënaqësia, nëpërkëmbja, poshtërimi, vetmia, s’janë tjetër, veçse puthja e Jezusit! “Po t’ia ngulësh sytë Kryqit, do të vëresh se Zoti e ka kokën të përkulur drejt teje: dëshiron me të puthë… E krahët i ka të hapur. Dëshiron me të rrokë!

R.SH. - Vatikan

"Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit". Me këto fjalë të thjeshta e pati përmbledhur gjithë jetëshkrimin e saj, Shën Nënë Tereza - Ganxhe Boajxhiu, me shtat imcak, por me besim shkëmbor, të patundur në Zotin, së cilës iu besua misioni të kumtonte dashurinë e etur të Jezusit për njerëzimin, veçanërisht për më të varfërit ndër të varfër.  

Kjo lajmëtare e ndritur e dashurisë së Zotit, lindi më 26 gusht 1910, u kthye në shtëpinë e Atit më 5 shtator 1997, u shpall e Lume më 19 nëntor 2003, nga Papa Gjon Pali II dhe Shenjtore, nga Papa Françesku më 4 shtator 2016. Nёnё Tereza jetoi e vdiq me sytë ngulur te Kryqi i Jezusit, thoshte:

“Po t’ia ngulësh sytë Kryqit, do të vëresh se Zoti e ka kokën të përkulur drejt teje: dëshiron me të puthë… E krahët i ka të hapur. Dëshiron me të rrokë! Në kraharorin e shporuar i duket zemra, nga e cila del një pëshpëritje e lehtë. Zemra e Zotit të thotë: “Po të pres!”.

Atëherë kur ta ndjesh veten shpirtërisht të mjerë, shikoje Kryqin, e do ta kuptosh Fjalën e pafolur! Vuajtja, dhimbja, pakënaqësia, nëpërkëmbja, poshtërimi, vetmia, s’janë tjetër, veçse puthja e Jezusit! Shenjë se i je afruar aq pranë Zotit, sa ai, më në fund, mundet me të puthë! E puthja e Zotit është e vetmja shtyllë guri, ku mund të mbështetesh, pa frikë nga rrëzimi! Kur të puth Zoti, trishtimi ik si shpend i egër,
andej kah vjen terri...”.

06 qershor 2020, 19:26