Kërko

Vatikan, Fas (Fondi i Ndihmës Shëndetësore ) Vatikan, Fas (Fondi i Ndihmës Shëndetësore )  

Nё Vatikan nuk ka raste pozitive nga Covid-19

Matteo Bruni: "Sot nё mëngjes personi i fundit, i sinjalizuar si i sëmurë me simptoma të koronavirusit javëve tё fundit, bёri provёn, me rezultatin negativ nga Covid-19. Deri tani, nuk ka raste pozitive të koronavirusit ndёrmjet punonjësve të Selisë së Shenjtë dhe në Shtet-Qytetin e Vatikanit".

R.SH. - Vatikan

"Sot nё mëngjes personi i fundit, i sinjalizuar si i sëmurë me simptoma të koronavirusit javëve tё fundit, bёri provёn, me rezultatin negativ nga Covid-19. Deri tani, nuk ka raste pozitive të koronavirusit ndёrmjet punonjësve të Selisë së Shenjtë dhe në Shtet-Qytetin e Vatikanit". Kёshtu njofton drejtori i Zyrës së Shtypit të Shenjtë të Selisё sё Shenjtё, Matteo Bruni.

Qё nё fillim tё epidemisё nё Vatikani u morën të gjitha masat e nevojshme shëndetësore për njerёzit, personelin, vendet e punës si dhe strukturat. Në këtë kontekst dhe në përputhje me masat shëndetësore tё qeverisë italiane, janё rihapur, krejtësisht e thellёsisht tё  higjienizuara, Bazilikat, duke filluar nga Bazilika e Shёn Pjetrit, mё maj 18, dhe kanë rifilluar aktivitetet e tyre, që 1 qershori, Muzetë e Vatikanit, Biblioteka dhe Arkivi apostolik me rihapjen pёr publikun e studiuesit, nё përkim dhe respektim me të gjitha normat e sigurisë shëndetësore.

06 qershor 2020, 18:31