Mons Giovanni Perganie, vescovo di Albania meriodional Mons Giovanni Perganie, vescovo di Albania meriodional 

Mons Giovanni Peragine: misioni meshtarёve nё kohёn covid-19

Mons. Giovanni Peragine flet pёr takimin e klerit nё Shkodёr, pёr meshtarёt nё periudhёn e koronavirusit e vёshtirёsitё e tyre nga pamundësia e kremtimit tё Meshёve e tё Sakramenteve, distancimi nga populli i Zotit, kontaktet nё distancë me besimtarёt, kontaktet me tё sёmurёt, e deri te dhurimi i jetёs sё shumё meshtarёve, gjatё shёrbimit tё tyre heroik.

R.SH. - Vatikan

Përgjegjësi i  Komisionit për klerin pranë Konferencës Ipeshkёvnore Katolike tё Shqipërisë, Mons. Giovanni Peragine nё mikrofonin e Radio Vatikanit – Vatican News flet pёr takimin e sotёn tё klerit të Shqipërisë nё Shkodёr, në kuadrin e Ditës për Shenjteërimin e Meshtarisë, e nёnvizon disa aspekte tё meshtarisё nё periudhёn e koronavirusit: nga vёshtirёsitё  e meshtarёve si pamundёsia e kremtimit tё Meshёve e tё Sakramenteve, distancimi nga populli i Zotit, kontaktet nё distancё me besimtarёt, posaçёrisht me tё sёmurёt, e deri tek dhurimi i jetёs sё shumё meshtarёve, gjatё shёrbimit tё tyre heroik, nё kёtё periudhё, si dёshmi e dashurisё sё Zotit ndaj çdo njeriu.

Dita për shenjtërimin e klerit, themeluar nga Papa Shёn Gjon Pali II në vitin 1995,  para së gjithash është mundësi për një kohe lutjeje e reflektimi, që paraqet së paku tre aspekte. Së pari, pikërisht qendërsinë e lutjes: duke u lutur së bashku. Meshtarët kujtojnë se shërbesa e tyre nuk rrënjoset në gjërat që duhen bërë e se, pa lidhje personale me Zotin, rrezikohen të zhyten në punë aq, sa ta harrojnë Jezusin. Aspekti i dytë është zbulimi i vlerës së dioqezanitetit, sepse nuk mund të jesh meshtar i pavarur, i vetëm. Je gjithnjë pjesë e familjes së meshtarëve, rreth ipeshkvit, duke përtëritur angazhimet e duke kapërcyer keqkuptimet, të cilat shpesh herë i pengojnë meshtarët të jetojnë me frymën e bashkimit e të harmonisë në fushën baritore. Së fundi, përmes çasteve të reflektimit dhe të verifikimit, kjo ditë synon t’i ndihmojë meshtarët të rizbulojnë thelbin e identitetit të tyre dhe domethënien e shërbimit të tyre ndaj popullit të Zotit.

Po tё dëgjojmë përgjegjësin e  Komisionit për klerin pranë Konferencës Ipeshkёvnore Katolike tё Shqipërisë, Mons. Giovanni Peragine, i cili nënvizon aspektet e identitetit dhe tё misionit tё meshtarit nё kohën e koronavisurit...

Tё dëgjojmë Mons. Giovanni Peragine
18 qershor 2020, 10:46