Nënë Tereza në lutje Nënë Tereza në lutje  

Zemra e Zotit, pranoje zemrën tonë!

Lutje e Nënë Terezës, për t’u thënë në të kremten e Zemrës së Krishtit

R. SH. - Vatikan

O Jezus Hyjnor, ti që ke thënë:

“Kërko, e do të gjesh;

trokit - e do të të hapet”.

Sot, në gjunjë ndër këmbë tua

përplot me fe të gjallë

e me besim në premtimet

e dala nga Zemra jote;

shqiptuar nga buzët e adhuruara,

vijmë e ndihmë të kërkojmë ….

E kujt tjetër mund t’ia kërkojmë

o i dashuri Jezus, nëse jo Ty?

Nëse jo Zemrës sate,

gurrë e pashterrshme hiresh?

Ku ruhen të gjitha thesaret?

Prandaj vrapojmë drejt teje:

pse gjejmë ngushëllim e prehje,

strehë e forcë, hir e mbrojtje!

O Zot i mëshirës, ndihmën

kujt tjetër mund t’ia kërkojmë…

Por  sido t’na përgjigjesh

me mrekulli - a mohim,

pranë teje do të na kesh

me lutjen e zjarrtë gjithmonë:

Ti, Zemra e Zotit, denjoju

e pranoje zemrën tonë!

19 qershor 2020, 08:37