Kërko

 Sacro Cuore di Gesù Cristo Sacro Cuore di Gesù Cristo 

Kushtimi i Zemrës së Krishtit

Zemra e Hyjnueshme e Jezu Krishtit, unë po t’i kushtoj nëpër zemër të Zojës së Bekuar, Nënës së Kishës, lutjet e veprat, gëzimet e vuajtjet e kësaj dite, për shpërblim të mëkateve, për shëlbim të gjithë njerëzve, në hir të Shpirtit Shenjt e për lumni të Atit qiellor. Amen!

R.SH. - Vatikan

Kushtimi i ditës Zemrës së Krishtit

Zemra e Hyjnueshme e Jezu Krishtit, unë po t’i kushtoj nëpër zemër të Zojës së Bekuar, Nënës së Kishës, lutjet e veprat, gëzimet e vuajtjet e kësaj dite, për shpërblim të mëkateve, për shëlbim të gjithë njerëzve, në hir të Shpirtit Shenjt e për lumni të Atit qiellor. Amen!

Akt kushtimi Zemrës së Krishtit

Zemra jote, Jezus, strehim i paqes, strehë e ëmbël në prova të jetës, peng i sigurt i shpëtimit tim. Në dorë Tënde po lëshohem tërësisht, pa kushte, përgjithmonë e jetës. Merre, o Zot, zemrën time, mendjen time, korpin tim, shpirtin tim, gjithë vetveten. Ndjesitë e mia, aftësitë e mia, mendimet e mia e ndjenjat e mia: janë tuajat. Ta dhuroj gjithçka, gjithçka ta mblatoj! Ty të përket gjithçka. Zot, dëshiroj të të dua gjithnjë e më shumë, dëshiroj të jetoj e të vdes për dashuri. Premto, o Jezus, që çdo vepër imja, çdo fjalë, çdo pulitje e zemrës sime, të jenë dëshmi dashurie; që fryma ime e fundit të jetë shprehje e zjarrtë e e dlirë e dashurisë për Ty.

Premtimet e Jezusit Margeritës Alakok për të devoçmit e Zemrës së Krishtit

1. Do t’u jap të gjitha hiret e nevojshme për gjendjen e tyre
2. Do t’i ndihmoj familjet, që kalojnë çaste të vështira e do të dikoj paqe në familjet e ndara
3. Do t’i ngushëlloj në brenga
4. Do të jem streha e tyre e sigurt në jetë e, sidomos, në frymën e fundit
5. Do t’i bekoj begatisht të gjitha veprat tyre
6. Mëkatarët do të gjejnë në Zemrën time, gurrën e oqeanin e Mëshirës
7. Shpirtrat e shuar do të ndizen flakë
8. Shpirtrat e zjarrtë do të arrijnë shumë shpejt përsosurinë
9. Do t’i bekoj vendet, ku do të rrahë e do të nderohet Zemra ime
10. Të gjithë atyre, që do të punojnë për shpëtimin e shpirtrave, do t’u jap dhantinë të prekin edhe zemrat më të ngurta
11. Emri i atyre, që do të përhapin devocionin për Zemrën time të Shenjtë, do të shkruhet në Zemrën time e nuk do të shlyhet kurrë më
12. Të premtoj, në zellin e Mëshirës së Zemrës sime, se dashuria ime e gjithëpushtetshme do t’u japë të gjithë atyre, që do të kungohen të Parën të Premte të muajit, për nëntë muaj rresht, hirin e pendesës përfundimtare. Ata nuk do të vdesin në mëkat, as pa marrë sakramentet, e Zemra ime do të jetë streha e tyre e sigurt në këtë orë të fundme.

19 qershor 2020, 10:03