Zemra e Krishtit Zemra e Krishtit 

Jezus, çdo zemër të kërkon…

Çdo zemër e kërkon Zemrën e Krishtit. Ka etje për Jezusin, edhe pa e njohur. E dëshiron, edhe pa u kujtuar! Edhe atëhere kur Ai i troket tek porta, e porta nuk i hapet. Po Zoti vijon të trokasë….. Na e kujton çdo ditë këtë qershori, muaji kushtuar Zemrës së Krishtit, kur themi Rruzaren, që nis me fjalët: “O i Lumi Jezu Krisht zemërbutë e i përvujtë, ban që zemra ime t’i përngjasë Zemrës sate!”. E këtë na e kujton edhe lutja:

R. SH. - Vatikan

Jezus,

trokit, trokit te portat e zemrave tona!

Mos ik, nëse nuk do të hapen;

duro, nëse do të vonojmë!

Ti, që i njeh më mirë se ne vetë

zemrat tona - prit!

Trokit e mos ik

nëse porta mbetet e mbyllur…

Trokit, Jezus, trokit,

derisa zemrat të hapen

në dy kanatat.

Sepse nuk mund të mos hapen

për Ty, që u mbërtheve

për ne, në Kalvar, përmbi Kryq!

Trokit, trokit, trokit…

e atëhere  zemra do të hapet

patjetër për Zemrën!

07 qershor 2020, 10:05