Kërko

Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore Katolike tё Shqipërisë e kryeipeshkvi metropolit i Kryedioqezёs Tiranё-Durrёs, imzot George Frendo Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore Katolike tё Shqipërisë e kryeipeshkvi metropolit i Kryedioqezёs Tiranё-Durrёs, imzot George Frendo 

Imzot Frendo: tё rikrijojmë ndërgjegjen morale nё shoqërinë tonё

Imzot Frendo, përmes njё reflektimi tё kёtyre ditëve, ndalet tek realiteti i shoqërisë sot nё Shqipëri, duke analizuar çështje, probleme, vlera dhe mosvlera qё karakterizojnё jetёn shoqёrore. "Ndjej nevojёn qё unё si ipeshkёv, ne si Kishё katolike por edhe bashkësitë e tjera fetare, tё bёjmё mё shumё pёr tё krijuar ndërgjegjen morale. Krahas krizёs ekonomike, krizës sё papunësisë, krizёs financiare etj, ekziston edhe njё krizё e thellё morale, qё ёshtё nё bazёn e shumë tё këqijave .

R.SH. - Vatikan

Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore Katolike tё Shqipërisë e kryeipeshkvi metropolit i Kryedioqezёs Tiranё-Durrёs, imzot George Frendo, përmes njё reflektimi tё kёtyre ditëve, ndalet tek realiteti i shoqërisë sot nё Shqipëri, duke analizuar çështje, probleme, vlera dhe mosvlera qё karakterizojnё jetёn shoqёrore.

"Ndjej nevojёn qё unё si ipeshkёv, ne si Kishё katolike por edhe bashkësitë e tjera fetare, tё bёjmё mё shumё pёr tё krijuar njё ndërgjegje morale. Krahas krizёs ekonomike, krizës sё papunësisë, krizёs financiare etj, ekziston edhe njё krizё e thellё morale, qё ёshtё nё bazёn e shumë tё këqijave, siç janё vrasjet, droga e dëmet, qё u bёhen tё tjerёve, duke krijuar mё shumё tensione nё komunitet.

Kriza morale na sfidon edhe si komunitet dhe vё në lojë vlerën e shpirtit tonë, vlerёn e jetёs personale e komunitare. Pёr kёtё,  sipas kryeipeshkvit, imzot Frendo, kriza morale krijon njё krizë shumё mё seriozore shoqёrore, prandaj pyet: çfarё mund tё bëjmë  e çfarë po bëjmë pёr tё ndërtuar njё shoqëri mё tё fortë moralisht, pёr tё mbrojtur vlerat e pacënueshme siç ёshtё jeta, çfarё po bëjmë pёr tё çrrënjosur viruset, qё shkaktojnë kriza vlerash e tensione nё shoqёri?"  

Imzot George Frendo citon enciklikёn profetike tё Papёs Pali VI, “Populorum Progressio” – “Zhvillimi i Popujve”, të 26 marsit 1967,  e cila trajton problemet e mëdha të globalizimit ekonomiko-shoqëror në botë e na fton të mbështesim jetën në Zotin dhe të ndërtojmë shoqërinë me Zotin. Shpirti dhe forca e një komuniteti, matet me mënyrën se si arrin të bashkohet për t'u përballur me momentet e vështira, me krizat e thella, për ta mbajtur shpresën gjallё, për të hapur horizonte. E nuk duhet harruar se jeta e njeriut pa Zotin nuk funksionon, sepse është pa dritë. Ta braktisim mëkatin,  ta braktisim krizёn morale e të vendosim të kthehemi tek Zoti, t’u kthehemi vlerave. Ta bëjmë së bashku këtë udhë të çlirimit të brendshëm e shoqёror nga kriza morale.

Si njerëz të kohës sonë, të mos harrojmё kurrë se Zoti vijon të na trokasë në portë! Me Të, njeriut i hapen horizontet e shpresës, i krijohet themeli, ku mund të mbështetet pa frikë për jetën dhe besimi se mund të lëshohet plotësisht në duart e Tij, duar të Dashurisë, mbi të cilën mbështetet vetë jeta dhe bota. Po tё dёgjojmё reflektimin e imzot George Frendos, në mikrofonin e Elidon Dodajt, realizuar pёr redaksisё shqipe tё Radio Vatikanit – Vatican News..

tё dёgjojmё reflektimin e imzot George Frendos mikrofonin e nё Elidon Dodaj realizuar pёr redaksisё shqipe tё Radio Vatikanit
26 qershor 2020, 09:16