Kërko

Vatican News
 Santuario nazionale austriaco Mariazell la Madonna    Santuario nazionale austriaco Mariazell la Madonna  

Austri: Lackner president i Konferencës Episkopale. Në vend të Schonborn

Kardinali i Vjenës Kristoph Schonborn, pas 22 vjetësh, lë udhëheqjen e Konferencës episkopale austriake. Në vendin e tij, sot, ipeshkvijtë austriakë, tё mbledhur në Mariazell në asamblenë e tyre plenare, kanё zgjedhur president tё ri tё Konferencës kryeipeshkvin e Salzburgut, imzot Franz Lackner.

R.SH. - Vatikan

Kardinali i Vjenës Kristoph Schonborn, pas 22 vjetësh, lë udhëheqjen e Konferencës episkopale austriake. Në vendin e tij, sot, ipeshkvijtë austriakë, tё mbledhur  në Mariazell në asamblenë e tyre plenare, kanё zgjedhur president tё ri tё Konferencës kryeipeshkvin e Salzburgut imzot Franz Lackner. Pranë  tij, për gjashtë vitet e ardhshme, do të jetë  edhe një zëvendës president, ipeshkvi Manfred Scheuer. Një deklaratë e Konferencës episkopale austriake pohon se "si Lackner ashtu edhe Scheuer morën dy të tretat e votave që kërkoheshin në votimin e parë".

Kard. Schonborn, i cili ka mbushur 75 vjeç, pati njoftuar  që nё muajin mars se nuk do të ishte i disponueshëm për një mandat të ri. Por zgjedhja u shtyue për shkak të pandemisë. I  intervistuar nga agjencia e ipeshkvijve Kathpress, kardinali foli për 22 vjetët e presidencës si "vjet pjesërisht shumë të vështira, për shkak të konflikteve e skandaleve, por edhe si një kohe gjatë së cilës shumë gjëra janë rritur e janё bёrё në heshtje". Imzot Lackner tha se gjatё mandatit të tij dëshiron ta jetojë e "përforcoj mё tej bashkëpunimin vëllazërore ndërmjet ipeshkvijve austriakë" dhe në të njëjtën kohë t’i "sjellë shqetësimet, nevojat, por edhe shpresat e vizionet e Kishës në Austri në nivelin e Kishës Universale".

Në të njëjtën kohë imzot Lackner i ftoi ipeshkvijtë e Austrisё për një reflektim të ri se si thelbi i fesё, Ungjillit dhe mesazhit të tij, mund të përforcohet e dëshmohet nё indin e shoqërisë bashkëkohore. Kishës, tha imzot Lackner, duhet të jetë sipas porosisë ungjillore "kripa e tokës" dhe "drita e botës".

Po kujtojmë se Konferencat Ipeshkёvnore vendore a kombёtare kanё njё rol tё rëndësishёm bashkimi ndërmjet ipeshkvijve tё njё Kishe lokale tё njё vendi a të shteti dhe Papёs e Kishёs së Romёs, si edhe ndërmjet atyre vetë e besimtarëve. Konferenca kombëtare e Ipeshkvijve të njё vendi përfaqëson një pikë referimi për shoqërinë. Dëshmia e parë e atyre, që shpallin Fjalën e Zotit, është dashuria e ndërsjellët. Konferencat ipeshkёvnore lindin pikërisht si zbatim i drejtë i lidhjes së bashkimit ë ipeshkvijve me Papën e, si mjet bashkimi efektiv dhe afektiv ndërmjet anëtarëve të tyre.

Nga ana tjetër, Konferenca ipeshkёvnore vendore u mundëson ipeshkvijve të një vendi ushtrimin e harmonishëm të disa funksioneve baritore, për të mirën e besimtarëve dhe të banorëve të Kishës së një territori a vendit të caktuar. Konferenca Ipeshkvore vendore nxit bashkimin e përpjekjeve dhe të synimeve të ipeshkvijve të dioqezan, duke u bërë kështu, një mjet, me anë të të cilit mund të merren impenjime të përbashkëta. Megjithatë, nuk ёshtё në një realitet paralel, apo zëvendësues i shërbimit të një ipeshkvi apo dioqeze.

Promovimi dhe mbrojtja e fesë dhe e moralit, dialogu ndёrfetar, mbrojtja e jetës njerëzore, shenjtërimi i familjes, e drejta e prindërve në edukimin e fëmijëve e, më tej, liria fetare, paqja dhe drejtësia shoqërore janё disa nga veprimtaritё qё karakterizon veprimtarinё e Konferencave Ipeshkёvnore. Kjo pёr t’i ndihmuar besimtarёt ta dёshmojnё sёrish Ungjillin e Krishtit.

Ipeshkvijtë e një vendi, përmes Konferencës Ipeshkёvnore të një vendi, duhet të përpiqen për t’u dhënë zgjidhje çështjeve të reja, të orientojnë ndërgjegjet e njerëzve për të zgjedhur rrugën e drejtë të daljes prej problemeve të shkaktuara nga shndërrimet shoqërore e kulturore.

16 qershor 2020, 15:45