Kërko

Shën Paulini i Nolës Shën Paulini i Nolës  (©BAV, Arch. Cap. S. Pietro. A. 3, f. 174r)

Më 22 qershor kalendari kishtar kujton Shën Paulinin e Nolës, ipeshkëv

Kalendari më 22 qershor kujton Shën Paulinin e Nolës, shën Gjonin Fisher e Tomas More, martirë, personalitete të shquara të Kishës e të shoqërisë angleze, në kohën e Enrikut VIII. Vdiqën martirë duke dëshmuar së bashku pazgjidhshmërinë e kurorës së martesës dhe unitetin e Kishës. Tomas More, pajtor i politikanëve, që nuk e shiti shpirtin e vet për interes.

R.SH. - Vatikan

Kalendari kishtar më 22 qershor përkujton Shën Paulinin e Nolës, shën Gjonin Fisher e Tomas More, martirë, personalitete të shquara të Kishës e të shoqërisë angleze, në kohën e Enrikut VIII. Vdiqën martirë duke dëshmuar së bashku pazgjidhshmërinë e kurorës së martesës dhe unitetin e Kishës. Tomas Morit, Pajtor i politikanëve, që nuk e shiti shpirtin e vet për interes.

Shën Paolini, ipeshkëv i Nolës, bashkëkohës me Shën Ambrozin e Shën Agostinin (i njohu të dy), Paulini lindi në vitin 355 në Bordo të Francës, ku i ati ishte nëpunës i Perandorisë romake. Edhe ai ndoqi karrierën e t’et. Në moshën 25 vjeçare u dërgua si Konsull në Kampanie, ku u kthye në fenë e krishterë dhe u martua me Tarasien, të cilën e njohu në Spanjë. Pas vdekjes së djalit të tyre, Çelso, që të dy vendosën t’i kushtoheshin jetës rregulltare. I shuguruar meshtar në Barcelonë, Paulini refuzoi të shërbente në këtë dioqezë e më pas edhe në Milano, ku e pati ftuar Ambrozi.

U vendos në Nola, ku ndërtoi një shenjtërore dhe një strehë për të varfrit. Më pas u shugurua ipeshkëv dhe qëndroi në dioqezën kampane për 22 vjet, nga viti 409 deri në vitin 431, kur vdiq. Qe shtyllë e fuqishme për bashkësinë kishtare në kohën e dyndjeve të Vizigotëve. Por qe edhe shkrimtar i krishterë me vlera të mëdha. Posaçërisht i rëndësishëm është letërkëmbimi i tij me të krishterët më të njohur të kohës së tij, ndërmjet të cilëve edhe vetë Shën Agostini.

Dëshmia e Shën Paolinit të Nolës na ndihmon ta ndjejmë Kishën si ‘sakrament i bashkimit të thellë me Hyjin’. Ipeshkëv me zemër të madhe, ai i qëndroi shumë pranë popullit të tij në rrethanat e trishtuara të pushtimeve barbare.

22 qershor 2020, 09:07