Kërko

Vatican News

Të meditojmë me Ungjillin e së Dielës VII pas Pashkëve, festa e të Shëlbuemit

Këtë të Diel, Solemniteti i të Shëlbuemit, Ungjilli sipas Mateut, përshkruan takimin e Jezu Krishtit me dishepujt e çastin kur Biri i Zotit, i ringjallur, u thotë: “Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë”.

16 Ndërkaq të njëmbëdhjetë nxënësit shkuan në Galile, në atë mal, ku u kishte urdhëruar Jezusi. 17 Kur e panë, e adhuruan, por disa dyshuan. 18 Jezusi u afrua e u tha: “Më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë. 19 Prandaj, shkoni e bëni nxënës të mi të gjithë popujt! Pagëzoni në Emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt! 20 Mësoni të zbatojnë gjithçka ju kam urdhëruar! Dhe, ja, unë jam me ju gjithmonë - deri në të sosur të botës!”.

Të lutemi së bashku

Ti o Krisht, na dërgon tek çdo burrë e çdo grua,

tek çdo vend e çdo kohë,

tek çdo racë e çdo kulturë,

që t’u kumtojmë të gjithëve Ungjillin,

Lajmin e Mirë, që shndërron

e sjell ndryshime të pashpjegueshme,

Lajmin e Mirë, që shpërndan

retë e errta të historisë

e na shndrit udhën e jetës,

duke na hapur horizontet e paqes.

Ti o Krisht, e di se rruga nuk do të jetë e lehtë:

siç bënë me ty,

ashtu do të bëjnë edhe me ne.

Prandaj, do të na duhet të përballemi

me kurthe e pengesa,

me persekutime e dyshime,

me shpifje e sprova të çdo lloji.

Nuk do të mbërrijmë në të Dielën e Pashkëve,

në lavdinë e ringjalljes,

përveçse, duke kaluar përmes Kalvarit,

ku ndodhet një kryq, që na pret.

 

Për këtë na siguron se Ti do të jesh me ne.

Se nuk na braktis në fatin tonë,

por do të mbetesh aty, përkrah nesh,

me dashurinë Tënde të pabujë, por këmbëngulëse.

Nuk na hedh në humnerën e rreziqeve

pa asnjë lloj mbrojtjeje,

por je shoku ynë besnik

mburoja jonë e sigurt.

 

Na kërkon vetëm

Të kemi besim në Ty,

në pushtetin tënd, që zbulohet

në brishtësinë tonë.

23 maj 2020, 10:20