Gesu-Via-la-VeritA-e-la-Vita3AEM.jpg

Të meditojmë me Ungjillin e së Dielës V pas Pashkëve 'A'

“Unë jam udha, e vërteta dhe jeta”. Këtë mësim të Jezu Krishtit na tregon Ungjilli i sotëm, marrë nga shën Gjoni. Edhe ne, si dishepujt e asaj kohe, nuk dimë ku të shkojmë e ia besojmë veten Zotit, që të na marrë për dore e të na shoqërojë drejt shtegut të duhur.

R.SH. - Vatikan

Nga Ungjilli shenjt sipas Gjonit (Gjn 14, 1-12):

 1 “Mos t’ju shqetësohet zemra! Besoni në Hyjin, edhe në mua besoni! 2 Në shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa… Po shkoj t’ju bëj gati vendin… 3 do të vij prapë e do t’ju marr tek unë, që aty ku jam unë, të jeni edhe ju. 4 Ku shkoj unë, ju e dini rrugën”. 5 “Zotëri - i tha Toma - Ne s’dimë kah po shkon. Si, pra, mund ta dimë udhën?” 6 Jezusi iu përgjigj: “Unë jam Udha, e Vërteta dhe Jeta”... 8 Filipi i tha: “Zotëri, na e dëfto Atin e na mjafton!” 9 “O Filip - i tha Jezusi - kaq shumë kohë jam me ju e nuk më njohe ende? Kush më ka parë mua, ka parë edhe Atin”.

Të lutemi së bashku:

“Ku është Zoti? Unë nuk e shoh!”.

Frazë që dëgjohet shpesh

ndoshta, me një ton të ndryshëm,

që nxjerr në pah ndjenjat e folësit.

Dëgjohet nga buzët e fëmijëve

në katekizëm, si pyetje e sinqertë,

shenjë e dëshirës së fuqishme për të parë e për të prekur.

Kuptohet nga buzët e atyre që,

burrë a grua, vuan tejet mase

aq sa nuk beson se ka vërtet një Zot,

i cili vigjëlon mbi krijesat e veta.

Nganjëherë, është sfidë

nga ana e të rinjve dhe e të rriturve,

që nuk duan e nuk mund të besojnë,

e nuk kuptohet mirë sa dëshirojnë ta shohin Zotin vërtet.

Pyetje, që përvijohet edhe mbi buzët e të moshuarve,

që nuk mund të pranojnë

se po i lënë forcat,

se jeta po shuhet,

mes dhimbjesh e trishtimesh.

Është e vërtetë! E thotë edhe apostulli:

“Askush s’e ka parë kurrë Hyjin”.

Një e vërtetë kaq e sigurt

sa ka hyrë edhe në Bibël.

Por është po aq e vërtetë se Ti, o Jezus,

je fytyra e Hyjit,

pasqyra e mirësisë së Tij,

imazhi i bukurisë së Tij,

rrezja e dritës së Tij.

Kush të pranon Ty

përqafohet nga Hyji.

09 maj 2020, 11:39