Kërko

gdshepd1sasAEM.jpg

Të meditojmë me Ungjillin e së Dielës IV pas Pashkëve

Zoti e thërret me emër çdo anëtar të grigjës së vet, duke i treguar se shëlbimi kalon vetëm nëpër Të. Ai është porta e vetëm Ai i Lumi na e jep jetën me begati. Këtë na mëson Ungjilli i sotëm, marrë nga kreu 10 i shën Gjonit, në këtë të Dielë IV pas Pashkëve.

R.SH. - Vatikan

Nga Ungjilli sipas Gjonit (Gjn 10, 1-10):

2 Ai që hyn nëpër derë, ai është bariu i deleve. 3 Atij, derëtari i çel derën e delet e dëgjojnë zërin e tij. Ai i thërret delet e veta me emër dhe u prin përjashta. 4 E… u prin dhe delet i shkojnë mbas, sepse e njohin zërin e tij… 9 Unë jam dera: kush hyn nëpër mua, do të shëlbohet: do të hyjë e do të dalë dhe do të gjejë kullosë. 10 Vjedhësi s’vjen për tjetër, por për të vjedhur, për të prerë e për të bërë dëm. Unë erdha që delet ta kenë jetën e ta kenë me plotësi”.

Të lutemi së bashku:

Jetojmë në kohë të ndërlikuara

e ekzistenca jonë bëhet

gjithnjë e më e vështirë e më e ndrydhur.

Na joshin njëmijë mundësi,

na tërheqin me premtime të bukura,

tradhëtohemi nga shitës pa skrupuj

u nënshtrohemi skllavërive të reja,

vishemi njëlloj, duke ndjekur symbyllur

prirjet dhe modat e çastit.

 

Ku të shkojmë, o Krisht?

Kujt t’i besojmë? Kë të ndjekim?

Ata, që na paraqiten si udhërrëfyes

duket qartë se kanë interesa vetjake,

kanë plane për të na robëruar…

 

Vetëm ti, o Krisht, mund të jesh bariu ynë:

sepse na dëshmove dashurinë Tënde

duke flijuar gjithçka, edhe vetveten,

për të na përgatitur një të ardhme plot gëzim,

sepse Ti e di cila është udha

që çon drejt begatisë së jetës

e nuk na lë të hyjnë në shtigje pa rrugëdalje

ku mbetemi gjithnjë të uritur;

sepse Ti e njeh secilin prej nesh

në thellësi, njeh çdo palë të fshehtë

të zemrës e të mendjes tonë.

 

Vetëm Ti, o Krisht, mund të jesh

bariu ynë:

me Ty përkrah, nuk do të lejojmë

as të na mashtrojnë, as të na frikësojnë

e do të kemi forcë për të përballuar

udhën impenjuese, që përvijon para nesh,

luftën e guximshme kundër së keqes.

02 maj 2020, 08:35