Kërko

Vatican News
2020.05.17 Vangelo del giorno Spirito Santo 2020.05.17 Vangelo del giorno Spirito Santo 

Shenjtorët e javës 17 – 24 maj

E diel 17 maj, Kisha katolike kremton të Dielën e 6-të të Pashkëve, e gjithnjë më 17 maj, kalendari kishtar përkujton shën Vitorin martir dhe shën Pashk Bajlonin, laik françeskan, pajtor i shoqatave eukaristike. Ungjilli i kësaj së diele nga Gjoni na sjell fjalët e Jezusit që konfirmojnë një prani të Tij të re në mesin e komunitetit të dishepujve, përmes Shpirtit të së Vërtetës.

R.SH. - Vatikan

E diel 17 maj, Kisha katolike kremton të Dielën e 6-të të Pashkëve,  e gjithnjë më 17 maj, kalendari kishtar përkujton shën Vitorin martir dhe shën Pashk Bajlonin, laik françeskan, pajtor i shoqatave eukaristike. Ungjilli i kësaj së diele nga Gjoni na sjell fjalët e Jezusit që konfirmojnë një prani të Tij të re në mesin e komunitetit të dishepujve, përmes Shpirtit të së Vërtetës. Është siguria e të qenurit dhe të qëndrimit të Jezusit në dhuratën e Shpirtit që e bën Kishën dëshmitare të bindur të ringjalljes.

Të hënën më 18 maj, kalendari përkujton shën Gjonin I, papë e martir.

Të martën më 19 maj, kalendari përkujton shën Çelestinin V, papë, shën Urbanin I papë, shenjtorët Parteni e Kallugjeri, martirë, e shën Krispinin nga Viterbo, rregulltar kapuçin.

Të mërkurën më 20 maj, kalendari përkujton shën Bernardinin e Sienës, françeskan e Shën Aurën, martire nga Ostia afër Romës

Të enjten më 21 maj, kalendari përkujton shën Kristoforin Magalanes me shokët e tij meshtarë, martirë në Meksikë dhe Shën Eugjenin de Mazenod, ipeshkëv i Marsejës, themelues i Oblatëve të Marisë.

Të premten më 22 maj, kalendari përkujton shën Ritën nga Kasha, rregulltare agostiniane, pajtore qiellore e njerëzve të pashpresë, së cilës Zoti i dhuroi dijen e forcën e Kryqit dhe e shën Julien, virgjër e martire.

Të shtunën më 23 maj, kalendari përkujton shën Gjon Baptist de Rosi, meshtar romak.

Të dielën e ardhshme më 24 maj, Kisha katolike do të kremtojë festën e të Ngjiturit të Jezu Krishtit në Qiell, që ndër shqiptarë njihet me emrin e të Shëlbuemit. 
Liturgjia e festës të të Shëlbuemit na shkëput nga jeta e përditshme, për të na sjell në kundrimin e misterit të Krishtit të vdekur e të Ngjallur. Ky mister i fesë së krishterë e ka plotësimin e vet në të Ngjiturit “në qiell” të Jezu Krishtit, cili “ngjitet” duke bekuar dishepujt e premtuar dhuratën e Shpirtit Shenjtë. Kjo festë kujton se trishtimi për kthimin e Krishtit tek Ati Qiellor, shndërrohet në gëzim, sepse Zoti na premton Ngushëlluesin. E është pikërisht Shpirti Shenjt Zot që do t’i bindë ata që nuk besojnë, për lumninë përfundimtare të Krishtit dhe për dënimin e tij të padrejtë me vdekje. Prandaj, me ndihmën e Shpirtit Shenjt ecim plot shpresë në kërkim të së vërtetës së plotë, që gjendet në Jezusin e në Atin Qiellor, lumturia e të cilit shkëlqen në mbarë universin, siç dëshmon kjo festë e  të Shëlbuemit që Kisha kremton të dielën e ardhshme.

17 maj 2020, 10:05