R. SH. - Vatikan
“O e Lumja Mari,
ti që i shoqëron gjatë rrugëve të vështira
të botës së madhe
shqiptarët, flakur nga fati larg atdheut!
Ti e di sa i dhembshur është mërgimi
pse e provove vetë.
Shikoji, prandaj, ëmbëlsisht,
ata, që jeta i shpërndau në dhera të huaja,
e edhe ata që i pritën
me frymë vëllazërimi të krishterë!
Ti, ndihmë e çdo njeriu, që qan,
ngushëlluese e çdo të mjeruari,
Nënë e dashur për të gjithë,
bëj që, të mbështetur në fe, shpresë e dashuri,
të jetojnë gjithnjë sipas vullnetit të Zotit,
në miqësi me Krishtin
e Kishën e Tij;
Kështuqë të meritojnë shëndetin në këtë jetë
e lumturinë në Atdheun e amshuar
në shekuj të shekujve!”.
Amen!