Në duart Tua, Zojë! Në duart Tua, Zojë! 

Maji i Zojës: “Në duart Tua…”.

Në duart Tua e të Birit tënd hyjnor, po e lë gjithë jetën time! Sot e përgjithmonë.

R. SH. - Vatikan

O Zoja ime, Virgjëra Mari, që sot e për çdo ditë,

deri në fill të mortjes sime,

po e vë korpin e shpirtin tim nën besë e roje tënde.

Po e mbështes mbi prehërin Tënd

kokën e lodhur nga jeta!

E në duart Tua po i lë gjithë shpresat e mia:

të gjitha ngushëllimet,

gjithë trishtimet,

gjithë lodhjen,

gjithë frikën nga të papriturat e jetës

që kapërthejnë botën

e hapin plagë të reja e varre të reja!

Po i lë në duar tua gjithë ditët e jetës

e të fundit të saj.

Në duart tua, çdo hap,

çdo mundim,

çdo veprim i jetës sime!

Gjithçka në duart tua e të Birit tënd hyjnor

Amen!

 

14 maj 2020, 09:11