Kërko

 Në lutje! Në lutje! 

Maji i Zojës: “Mos na lësho në duer trathtare!”

Në vijim të majit të Zojës, po kujtojmë sot një lutje tradicionale të vjershëruar, përmes së cilës populli shqiptar i drejtohet Marisë me uratën e zjarrtë që ta shpëtojë “nga duart trathtare”, prej të cilave vuajti në shekuj….

R. SH. - Vatikan

“Në kambë, kshtenim, ti nderë me i dhanë,

T’naltit Zot  e të dash’nes Nanë.

Zem’r e dorë kah qiella ço,

N’lavde  të s’Lumes mos pusho!

Virgjin, ty tue t’u kushtue

T’lut’na Atdheun me na e bekue.

T’fortë e të lidhun bashkë me ‘i fe,

S’dronë shqiptarët anmik mbi dhé.

Ty t’kanë Nanë, Ti n’ndihmë u vjen,

Hovet t’mbrapshtve ti ua then.

Në shpresë tande e n’shpresë t’Zotit,

Qindron dheu i Kastriotit.

Mos na lësho në duer trathtare,

Ban t’pshtojë toka jonë shqiptare!”.

16 maj 2020, 09:20