Kërko

 Zoja e Bekuar me Krishtin Fëmijë Zoja e Bekuar me Krishtin Fëmijë 

Maji i Zojës: “Mos i harro trishtimet e botës”

Në vijim të majit të Zojës, po kujtojmë një uratë, përmes së cilës besimtari i lutet Nënës së Zotit të mos i harrojë trishtimet e njerëzimit, të kapërthyer gjithnjë nga ankthe, që nuk u duket fundi, por edhe të ngushëlluar nga shpresa se nuk është vetëm, se e ka një Nënë qiellore, që lutet për fatet e tij!

R. SH. - Vatikan

“O Zoja e Bekuar, ndër ditët tuaja të lume

mos i harro trishtimet e botës,

trishtimet tona…!

Lëshoje një sy plot mirësi mbi ata, që pësojnë,

që luftojnë kundra vështirësive,

buzët e të cilëve nuk pushojnë së provuari

shijen e hidhur të  helmeve të jetës.

Të kesh dhimbje për njerëzit, që e duan njëri tjetrin,

pa harruar t’i duan edhe ata,

që nuk e dinë ç’është dashuria!

Dhimbje, o Zojë, për vetminë e zemrës!

Dhimbje, për ligështinë e fesë sonë!

 Dhimbje, për ata që qajnë;

dhimbje për ata, që të luten;

për ata, që tremben nga e sotmja,

e sidomos nga e nesërmja

e sulmuar nga të papriturat.

Jepu të gjithëve shpresë, paqe, siguri!”.

19 maj 2020, 08:54