Maria, Nëna e Krishtit Maria, Nëna e Krishtit 

Maji i Zojës: Maria, në Kuran

Kurani e nderon Marinë, si gruaja më e ndritur, që ka jetuar ndonjë herë në këtë botë.

R. SH. - Vatikan

Kurani e nderon Marinë, si gruaja më e ndritur, që jetoi mbi këtë dhe. E vlerëson edhe më shumë se Nënën e Musasë (Moisiut) Yochèbed; se gruan e parë të Muhametit, Hatixhenë e edhe se Fatimenë, e vetmja bijë e Profetit, që mbijetoi.

Islamikët besojnë në Zemrën e Papërlyer të Zojës, gjë që dëshmohet në syren XIX të Kuranit. Nderohet fort, pra, por nuk quhet kurrë “Nëna e Zotit”, titulli më i lartë, që i japin Marisë të krisherët. E kjo, sepse Islami  e quan Isanë (Jezusin) “Vula e Profetëve”, por jo “Biri i Zotit”.

Në Kuran, figura e Marisë, “Miriam” në hebraishte, “Mejreme” në atë arabe, kujtohet jo vetëm në Syren XIX, që i kushtohet plotësisht Asaj, por edhe në Syre të tjera, aq sa mund të themi  se në Kuran Zoja kujtohet shumë më tepër se në Besëlidhjen e Re, domethënë, në Ungjill.

Myslimanët e quajnë edhe Sayyida, që përkon me termin e krishterë “Madonna” - “Zojë”.

26 maj 2020, 09:43